Aktualitet
Speciale | Ura në Mitrovicë do hapet/ Lista Serbe thërret për incidente
Kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut ka nxjerrë një vendim interesant sot gjatë ditës. Në një mbledhje sot gjatë ditës, amsablistët që morën pjesë aty, votuan pothuajse unanimisht për të hapur për qarkullim të automjeteve “Urën e Ibrit”, e cila ka vite që është bllokuar. Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar ashpër Lista Serbe, e cila e ka cilësuar si ilegale e hap i radhës i pushtimit të veriut nga Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Por çfarë ndodhi në Mitrovicën e Veriut? Sot paradite, Kuvendi komunal i Komunës së Mitrovicës së Veriut u mblodhën në objektin e Asamblesëm, për të votuar për një pikë të rendit të ditës: hapja për qarkullim të Urës së Ibrit. E gjitha nisi pas një iniciative të asamblistes së VV-së, Aida Doli. Siç raportoi gazeta Veriu.info, me 11 pro dhe një kundër, asamblistët e këtij kuvendi komunal e kanë votuar hapjen e Urës së Ibrit. Në një prononcim për këtë gazetë, Nexhat Uglanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Uglanin, ka deklaruar se ky vendim është marrë me shumicën e votave. “U mor ky vendim me 11 për, 1 abstenim, dhe 1 votë kundër nga një asamblist nga komuniteti serb” – deklaroi Uglanin. Tutje, ai deklaroi se Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut po kërkon që edhe rindërtimi i xhamisë së vjetër afër lumit Ibër. “Është po ashtu edhe objekti religjioz, xhamia e vjetër të cilën kërkojmë që ta rindërtojmë, na po lypim veç diçka çka u kan e asgjë çka s’u kanë” – deklaroi mes tjerash Uglanin. Reagimi i Listës Serbe… Përmes një reagimi në Facebook, Lista Serbe e ka kritikuar ashpër këtë vendim të Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, duke e quajtur si vendim të kundërligjshëm.