Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Vizioni i Kurtit për asociacionin/ Ekipi menaxhues, “i paaftë”

Pas takimit të Brukselit, kryeministri Albin Kurti ka prezantuar vizionin e tij për draft-statutin për Asociacionin, të cilin e ka prezantuar edhe gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Në propozimin që titullohet “Vizioni i Kryeministrit, z. Albin Kurti, për zbatimin e Nenit 7 të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” sqarohet 10 pikat përmbajtjesore të tij. Para se të specifikohen pikat e dokumentit, tregohet se statuti duhet të jetë në përputhje me disa dokumente të rëndësishme. “Zbatimi i nenit 7 të Marrëveshjes Bazë, bashkë me nenin 10, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës(me vendimin shoqërues të Gjykatës Kushtetuese të datës 23 dhjetor 2015) me letrën Garantuese të ish-përfaqësueses së lartë Mogreni drejtuar kryeministrit të Kosovës(data 24 gusht 2015) dhe me qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (deklaratën e Cholet dhe Escobar-it, të datës 30 janar 2023)”, është thënë në propozimin e kryeministrit. Në tri pikat e para propozimi tregon për të drejtat që duhet t`i gëzon komuniteti serb. Kurse, në piken 5 dhe 6 flitet për komunikimin e Asociacionit me Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat tjerë. “Do të parasheh një kanal të drejtpërdrejt komunikimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës, mes të tjerash, përmes pjesëmarrjes në Këshillin Konsultativ për Komunitete”, thuhet në piken 4 të propozimit. Në piken vijuese tregohet se ky mekanizëm mund të financohet edhe nga Serbia, duke i respektuar disa procedura.

 

Advertisement