Bota
“Tradhti ndaj Britanisë”/ Starmer shpërthen ndaj Mandelson për lidhjet me Epstein
Kryeministri i Britanisë së Madhe dhe kryetari i Partisë Labour, Keir Starmer, deklaroi se Peter Mandelson ka “tradhtuar vendin tonë” pasi gënjeu vazhdimisht për lidhjen e tij me Jeffrey Epstein.
Gjatë pyetjeve për Kryeministrin në Parlament, Starmer shprehu keqardhjen për emërimin e Mandelson si ambasador në Uashington, ndërsa deputetët kërkuan sqarime për atë që dinte dhe kur e dinte para vendimit.
Lidhjet midis Mandelson dhe Epstein dolën më në pah pas publikimit të fundit të dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
Pasditen e sotme, deputetët po diskutojnë mocionin e opozitës për lirimin e dokumenteve mbi emërimin e Mandelson. Votimi pritet më vonë, ndërsa një ministër qeveritar konfirmoi se procesi i publikimit të dokumenteve fillon sot.