Connect with us

Lifestyle

Trilece me Krem Shtëpie – Shija Më e Lehtë dhe e Ëmbël në Tryezë

Shija që përmbyll një drekë apo darkë të mirë është pa dyshim ëmbëlsira.

E për këtë fakt, recetat e tyre nuk kanë të mbaruar dhe janë sofistikuar shumë me kalimin e viteve.

Në artikullin e sotëm AgroWeb.org ju sugjeron të provoni një prej tyre.

Për ti dhënë më shumë shije dhe lumturi të gjithë tryezave tuaja.

Trilecja e veçantë me krem shtëpie, është si asgjë tjetër që keni provuar më parë.

Sa e ëmbël aq edhe e lehtë, kjo ëmbëlsirë e mbuluar tërësisht me krem do të kthehet shumë shpejt në të preferuarën e të gjithë familjes.

Do t’ju duhet shumë qumësht, ndaj filloni bëni gati përbërësit.

Më poshtë gjeni fare lehtë mënyrën e saktë të përgatitjes së saj hap pas hapi.

Përbërësit

350 gr miell

300 gr sheqer

1 lugë çaji pluhur për pjekje

një majë luge kripë

4 vezë të mëdha

170 ml vaj ose gjalpë pa kripë

250 ml qumësht

1 lugë gjelle pluhur vanilje

Për mbushjen:

350 ml pana për ëmbëlsira

400 ml qumësht i kondensuar

250 ml qumësht

Për kremin:

470 ml pana për ëmbëlsira

150 gr sheqer

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të ndizni furrën në temperaturën 180 gradë.

Zgjidhni një tavë pjekje 20-30 cm, lyejeni me vaj dhe lëreni mënjanë.

Më pas filloni me përgatitjen e brumit për kekun e trileces.

Në një enë të thellë shtoni miellin sheqerin, pluhur për pjekje dhe kripën.

Përzieni mirë dhe sërish shtoni vezët, vajin ose gjalpin, qumështin, vaniljen dhe përziejini me një rrahës elektrik për 3 minuta.

Kur të jetë formuar një masë brumi pa kokrriza dhe e trashë hidheni atë të gjithë tek tava që përgatitët më parë.

Futeni të piqet për 20-25 minuta në temperaturën 180 gradë, derisa keku të fillojë të marrë ngjyrë të artë.

Pasi të jetë pjekur, nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet për 30 minuta.

Në fund kaloni një thikë të mprehtë nëpër të gjitha anët e kekut tuaj në mënyrë që të shkëputet pak nga tava, por pa e nxjerrë jashtë.

Për mbushjen:

Hapi i dytë është përgatitja e mbushjes me të cilën do të lagni kekun e trileces.

Në një enë të thellë hidhni panën, qumështin e kondensuar dhe qumështin normal dhe përzieni mirë.

Më pas të gjithë këtë përbërje spërkateni me kujdes sipër kekut që nuk duhet ta keni nxjerrë nga tava e pjekjes.

Bëni kujdes që spërkatja të jetë e barabartë në të gjitha anët e kekut tuaj.

Jo e gjithë përzierja do të përthithet menjëherë nga keku, prandaj hidheni atë pak nga pak, duke pritur disa minuta.

Këtë tavë futeni në frigorifer për të paktën 4 orë ose përgjatë gjithë natës.

Për kremin:

Për të formuar kremin me të cilin do të lyeni trilecen sipër zgjidhni sërish një enë të madhe.

Shtoni aty panën për ëmbëlsira, sheqerin, ekstraktin e vaniljes dhe përziejini me anë të një rrahësi elektrik.

Bëjeni këtë derisa të formohet një masë kremoze e fryrë, më pas nxirrni tavën nga frigoriferi.

Lyejeni të gjithë sipërfaqen e saj me kremin e bardhë dhe ndajeni në copa të vogla katrore.

Shërbejeni sipas dëshirës shoqëruar me fruta./AgroWeb.org

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *