Aktualitet
3 shqiptarë humbën jetën nga shpërthimi në Athinë/ Mesazhi i Ministrisë së Jashtme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Athinë, ku shpërthimi dhe shembja e një ndërtese shkaktoi humbjen e disa jetëve.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, ministria ka shprehur dhimbjen për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ka bërë të ditur se, sipas raportimeve, mes personave që humbën jetën janë edhe tre persona me origjinë shqiptare.
Tirana ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave, personat e plagosur, si dhe me popullin grek.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ministria u ka shprehur ngushëllimet familjeve dhe të afërmve të viktimave, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve.
“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan”, thuhet më tej në deklaratë.
Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit që çoi në shembjen e ndërtesës.