Connect with us

Sport

Tuchel “dërgon” Shqipërinë në Botëror, trajneri i Anglisë paralajmëron Serbinë

Anglia u bë përfaqësuesja e parë nga Europa, që siguron kualifikimin në Botërorin 2026. Trajneri Tomas Tuhel qëndron i vendosur megjithatë, për t’i fituar dy takimet e mbetura ndaj Serbisë dhe Shqipërisë.

Ky skenar është më i favorshmi për Shqipërinë. Kështu kuqezinjtë kanë mundësinë që të mbyllin llogaritë e kualifikimit me një fitore ndaj Andorrës në transfertë.

“Ndoshta do të kemi mundësinë për të provuar gjëra të reja, por do të mbetemi konkurrues dhe duam t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura. E kemi detyrim ndaj vetes dhe tifozëve. Duhet të vazhdojmë sepse çfarë po ndërtojmë është e bukur. Dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, u shpreh trajneri i Anglisë ndër të tjera.

Anglia ka 18 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në këto kualifikuese. Mbetet për t’u parë si do të paraqiten ndaj Serbisë në shtëpi.

Advertisement