Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Turizmi në rritje, Shqipëria kalon 9.4 milionë vizitorë të huaj

Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat janë bërë publike nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili tha se vetëm gjatë muajit gusht Shqipëria priti më shumë se 2.4 milionë vizitorë të huaj.

Sipas Gonxhes, rritja e numrit të vizitorëve tregon zgjerimin e rolit të Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit. Ministri theksoi se sfida për periudhën në vijim është që kjo rritje të shoqërohet me zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.

Në këtë kuadër, sipas tij, prioritet do të jenë investimet cilësore, zhvillimi i ekonomisë së eventeve, rijetëzimi i trashëgimisë kulturore dhe zgjerimi i ofertës turistike përgjatë gjithë vitit.

Qëllimi i politikave të deklaruara është që turizmi të krijojë më shumë vende pune, të mbështesë ekonomitë lokale dhe të rrisë të ardhurat për familjet shqiptare, duke synuar një shpërndarje më të gjerë të aktivitetit turistik përtej muajve të sezonit veror.

Advertisement