Connect with us

Rajon

U përplas me një kamion, humb jetën tragjikisht shqiptari

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident të rëndë në Greqi. Ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e së enjtes rreth orës 15.45, në kilometrin e 27 të rrugës nacionale Serron-Dramë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari drejtonte një makinë teksa është përplasur me një kamion, që drejtohej nga një shtetas 53-vjeçar.

Nga ana e Departamentit të Qarkullimit në Serres po kryhen hetimet paraprake për shkaqet e sakta të aksidentit.

Advertisement

TRENDING