Thinking ...
Connect with us

Kosova

“UÇK-ja mbetet krenaria jonë”/ Gjykata e dënoi me 25 vite burg, reagon djali i Jakup Krasniqit

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar në rrjetet sociale pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ku babai i tij u dënua me 25 vite burgim.

Krasniqi ka bërë të ditur se ka takuar të atin pas përfundimit të seancës dhe ka përcjellë mesazhin e tij për mbështetësit.

Sipas Altin Krasniqit, Jakup Krasniqi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së vijojnë të qëndrojnë të fortë dhe, sipas tij, me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre.

Në reagimin e tij, ai tha se babai i tij e konsideron luftën e UÇK-së si një luftë të drejtë dhe falënderoi shqiptarët për mbështetjen. Ai gjithashtu deklaroi se dënimi i dhënë nga gjykata nuk mund të ndryshojë, sipas tij, atë që e cilësoi si fitore të arritur në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

“Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, shkroi Altin Krasniqi, duke përcjellë mesazhin e të atit.

Advertisement