Connect with us

Aktualitet

Vajza që vrasin dhe qytete të kthyera në zona kriminale/ SPAK zbulon hartën ku veprojnë grupet e bandave

Grupet kriminale të cilat operojnë në Tiranë dhe në qytete bregdetare janë kryesisht të orientuara drejt pastrimit të parave. Në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin, grupet kriminale janë më të fokusuara te trafiku i narkotikëve.

Ndërsa korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është vënë re, sipas raportit të SPAK në qytete si Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja.

Vrasjet dhe lidhja e policisë me grupet kriminale

Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë vënë re më shumë në qytete si, Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan ndërsa në raport thuhet se janë evidentuar grupe kriminale të specializuara në vrasjet me pagesë.

SPAK gjithashtu ka evidentuar në raport lidhjet e krijuara mes përfaqësuesve të policisë së shtetit me grupet kriminale, por edhe të përfshirjes së biznesmenëve të fuqishëm, kryesisht në nivel lokal, në krime.

Pastrimi i parave

Pastrimi i parave vijon të mbetet një ndër krimet më të përhapura tek grupet kriminale shqiptare. Sipas SPAK, mënyra mbetet e njëjtë: Shoqëritë tregtare shërbejnë për të marrë dhe transferuar paratë e pista, duke i shpërndarë ato nëpërmjet investimeve dhe transaksioneve tregtare të rregullta. Investimet në prona të luajtshme dhe pasuri të paluajtshme mbeten ende ndër format më të preferuara të pastrimit të parave kryesisht në apartamente, ndërtesa, truall, pemishte, njësi shërbimi në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare.

Pastrimi i parave nuk është vetëm problem shqiptar, por ndërkombëtar. Skema me komplekse ishte ajo e përdorimit të institucioneve shqiptare bankare, si vend tranziti dhe përdorimi i subjekteve tregtare shqiptare, si “ndërmjetëse” të pastrimit të parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare, siç është rasti i mafias italiane.

Veçoritë e përgjithshme të grupeve kriminale shqiptare

Nga analiza e hetimeve të kryera në vitin 2023, veçoritë më specifike të grupeve kriminale shqiptare janë një anëtarësi mesatare e pjesëtarëve të grupit prej 15-25 personash. Grupet kriminale shqiptare janë kryesisht poli-kriminale, ku përfshihen kryesisht trafiku i narkotikëve, vrasjet, rrëmbimet, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit etj.

Dhuna, e cila është një veçori në zbehje mbetet një karakteristikë tjetër e grupeve kriminale shqiptare.

Kryesisht dhuna përdoret nga grupe me strukturë hierarkike, të cilat bazohen në lidhje gjaku dhe familjare, dhe të cilat janë në konflikt për kontroll territori ose konkurrencë për tregje kriminale. Grupet shqiptare të cilat e kanë këtë veçori, janë kryesisht grupe, të cilët kanë aktivitet të konsoliduar në një territor të caktuar, por të cilat kanë gjithashtu shtrirje dhe aktivitet kriminal edhe në tregjet kriminale ndërkombëtare.

Në rastet e kryerjes së veprimtarisë në tregjet ndërkombëtare kriminale, grupet shqiptare bashkëpunojnë edhe më grupe të tjera për shërbime të cilat nuk mund të mbulohen prej tyre.

Vërehet gjithashtu një bashkëpunim i grupeve kriminale edhe me oficerët e policisë së shtetit të rangjeve të ndryshme në territorin shqiptar, si dhe funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë luajtur role të ndryshme, duke filluar që nga dekonspirimi i operacioneve policore, njoftimi për personat kundërshtar të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacioni për individë të ndryshëm, dhe aktivitetet të tjera në pengimin e drejtësisë.

Një karakteristikë shqetësuese është dhe përfshirja e personave kyç në jetën komunitare, siç janë edhe Kryetarët e Fshatrave (kryepleqtë), të cilat janë përfshirë qoftë drejtpërdrejt në aktivitete kriminale ose në mënyrë indirekte duke shpërdoruar detyrën ose duke mos kallëzuar krimin.

Shihet një tendencë në rritje e angazhimit të femrave në funksione të rëndësishme për grupet kriminale. Disa nga rolet më tipike të evidentuara në organizatat kriminale, të cilat merren me trafikun e narkotikëve, janë ato në administrimin e të ardhurave dhe mbikëqyrja e transferimit fizik dhe nëpërmjet institucioneve bankare të parave. Kryesisht femrat të cilat luajnë këto role, janë bashkëjetuese të krerëve të organizatës dhe konsiderohen si persona shumë të besueshëm të organizatës kriminale.

Format e sofistikuara të vrasjeve, duke shmangur lënien e gjurmëve janë një tjetër karakteristikë e grupeve kriminale.

Tashmë janë evidentuar grupe kriminale të specializuara në vrasjet me pagesë. Vihet re gjithashtu, përdorimi gjithnjë e më në rritje i formave të koduara të komunikimit duke përdorur aplikacione të ndryshme dhe aparate telefonike të specializuara për të tilla komunikime.

Kryerja e pagesave, si dhe konvertimi i parave në kriptovaluta është një tjetër veçori e cila është evidentuar gjatë vitit 2023. Duhet cilësuar se ky fenomen është vënë re më së shumti tek grupet kriminale, të cilat kanë kryer transaksione me anë të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet aktiviteteve tregtare të ashtuquajtura “call center”.

Grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri

Struktura e këtyre grupeve varet kryesisht nga lloji i aktivitetit kriminal, kohëzgjatja, zona ku veprojnë dhe shtrirja e tyre në tregjet kriminale ndërkombëtare.

Nga hetimet e vitit 2023, vihet re se disa nga grupet kriminale të njohura në vend, tashmë tregojnë sa kanë arritur të sofistikojnë veprimet e tyre, kjo dhe si rezultat i përplasjeve me grupet e tjera rivale. Këto grupe janë poli- kriminale dhe kanë shtrirje edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale kryesisht në Amerikën e Jugut, Bashkimin Evropian (BE) dhe Britaninë e Madhe.

Prezenca e tyre në Shqipëri, dhe ndikimi në zonat ku ato veprojnë në komunitet vijon të mbetet i konsiderueshëm. Struktura e këtyre grupeve kriminale është hierarkike me ndarje të qarta rolesh, dhe me një numër mesatar anëtaresh prej 10-15 personash. Lidhjet e tyre bazohen në lidhje familjare dhe shoqërore. Pjesa vendimmarrëse bazohet tek lidhjet familjare.

Siç u cilësua më lart, ajo që vihet re në disa raste janë edhe lidhjet e krijuara me përfaqësues të policisë së shtetit qoftë në nivel lokal, por dhe qendror, të cilët kanë ndihmuar grupet kriminale kryesisht në dhënien e informacioneve apo ndjekjen e lëvizjeve të kundërshtarëve të tyre. Një veçori tjetër, është edhe përfshirja e biznesmenëve të fuqishëm kryesisht në nivel lokal të cilët luajnë rolin e ndërmjetësit kyç, ku përveç marrëdhënieve tregtare, ju kanë ofruar këtyre grupeve lidhjet e tyre në policinë e shtetit, organet e drejtësisë dhe administratës publike, kryesisht në dhënien e informacioneve ose kontakteve me të tretët.

Harta e tregjeve kriminale

Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një realitet për tu shqetësuar.

Nga hetimet e këtij viti, janë evidentuar grupe me aktivitet kriminal në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Shkodër, Elbasan, Kurbin dhe Fushë-Krujë.

Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave.

Trafiku i narkotikëve është një problem i dukshëm në rrethet e Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit dhe Kurbinit.

Në disa qytete si, Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë.

Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë vënë re më shumë në qytete si, Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Këto vepra penale janë tregues i një tendence në rritje të dhunës dhe kriminalitetit në këto zona.

Në zonën e Fushë-Krujës, evidentohen gjithashtu raste të blerjes së armëve dhe lëndëve shpërthyese, por dhe makinave të vjedhura të cilat shërbejnë si mjete për kryerjen e vrasjeve.

Për të lexuar raportin e plotë të SPAK klikoni KËTU

Aktualitet

Beogradi mbështet procesin e Lajçakut për formimin e asociacionit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, së bashku me ambasadorin Marko Gjuriç, ka biseduar me ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-IT në Beograd si edhe me përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për domosdoshmërinë e formimit të asociacionit, si dhe situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Petkovic ka përcjellë një mesazh të qartë nga Beogradi për domosdoshmërinë e formimit të asociacionit, të cilën serbët në Kosovë e kanë pritur për 11 vjet, dhe në këtë kuptim, ai theksoi se Beogradi i vlerëson dhe i mbështet shumë përpjekjet e bëra nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak.

Petkovic u ka kujtuar bashkëbiseduesve se delegacioni i Beogradit ka pasur disa takime konstruktive vitin e kaluar për Draft Statutin me ekspertë të BE-së, por që fatkeqësisht ato bisedime u ndalën në momentin kur Albin Kurti mori vendim të njëanshëm për heqjen e dinarit në Kosovë.

Lidhur me çështjen e dinarit, ai theksoi se bisedimet në Bruksel kanë qenë të vështira dhe se delegacioni i Beogradit ka paraqitur propozimet dhe komentet e tij për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga vendimi i Prishtinës për të pezulluar përdorimin e dinarit dhe transaksionet e pagesave. Sipas tij, ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht, sepse vë në pikëpyetje mbijetesën fizike të popullit serb në Kosovë.

Përveç kësaj, Petkoviç shtoi se dhuna e përditshme e ushtruar nga regjimi i Prishtinës ndaj serbëve dhe urrejtja ndaj gjithçkaje serbe në Kosovë kërcënon stabilitetin e fituar me vështirësi në terren dhe në të gjithë rajonin.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjeli: Vjeshta politike e këtij viti, më e nxehtë se vera për Ilir Metën

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Top Story”, ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon mundësisë që Ilir Meta të arrestohet me urdhër të SPAK.

Vangjeli tha se kanë ardhur letërporosi nga SHBA, një vend i BE dhe pritet përgjigjie edhe nga një tjetër vend që nuk është më anëtar i Bashkimit Europian, duke nënkuptuar Britaninë e Madhe.

“Ka ardhur një përgjigjie nga SHBA, ka ardhur një përgjigjie nga një vend I BE dhe pritet edhe një letërporosi nga një vend që nuk është më anëtar i BE.

Nuk dihet kur vjen letërporosia. E vetmja gjë që do iu them është se vjeshta e këtij viti do jetë më e nxehtë se vera”- u shpreh Vangjeli ndër të tjera.

Continue Reading

Aktualitet

Arian Çani: Erion Veliaj është një lojtar shumë i fortë, ja pse Rama nuk e ka “shitur”

Gazetari Arian Çani komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë Tiranë me rastin e dhënies së titullit Qytetar Nderi për Ali Ahmetin.

Teksa kjo vizitë vjen pas paraqitjes së Veliajt në SPAK dy ditë më parë, Çani u shpreh se nuk beson që Rama të ketë “lëshuar” Veliajn, sepse përndryshe sipas tij do ta shmangte këtë ceremoni që mund ta kishte organizuar diku tjetër dhe jo në bashki.

“Unë mbroj hipotezën që për mua Rama nuk e ka lëshuar Veliajn dhe kam një arsye të mendoj kështu.

Se Veliaj është një nga gur i madh themeli për fushatën për zgjedhjet që po vijnë dhe bëj një llogari të thjeshtë, kjo udhëheqje e PS nuk e fsheh më lojën, nuk shkon me kartën e ndershmërisë.

Janë duke shkuar me kartën që faji është individual.

Nëse keni gjë për mua, thotë Rama, shkoni në SPAK. Të njëjtën gjë po bën edhe Veliaj.

Nëse e ka shitur, a i intereson? Kush do jetë kali i tij i betejës 1 vit para zgjedhjeve?

Veliaj ka krijuar një strukturë të fortë, edhe ekonomike. Nëse do e kishte shitur, Rama nuk do shkonte fare sot në bashki.

Mund të ndryshonte protokollin dhe ta organizonte ceremoninë në një vend tjetër”, tha Çani.

Continue Reading

Aktualitet

Dyer të blinduara e një shtëpi e tërë nëntokë, ç’fshihet poshtë tregut agro-ushqimor në Elbasan (FOTO)

Tregu “agro-ushqimor” në Elbasan është vënë shpesh herë në fokus të kronikave të zeza, për shkak se është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës (Marjus Lulaj). Ky i fundit është një prej të shumë-kërkuarve nga Policia, teksa është shpallur prej kohësh në kërkim nga SPAK.

Gjithashtu, aty ka ndodhur dhe një ngjarje e rëndë më 18 shtator të 2017-së. Në këtë datë në mbrëmje para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi që drejtohej nga Suel Çela ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit.

Tregu “agro-ushqimor” në Elbasan ka qenë shpesh herë objekt i kontrolleve të Policisë për kapjen e Suel Çelës, por gjithmonë nga aty kanë dalë “duar bosh”.

Por, përveçse një treg agro-ushqimor, në ambientet nëntokësore të tij ndodhet një “apartament” i tërë dhe pamjet zbulohen për herë të parë.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga INA MEDIA, aty ka disa dhoma gjumi, një kuzhinë, një kuzhinë, një tualet, ambient ngrënie, pra komplet si një shtëpi normale. Ndërkohë, ajo mbikëqyret me kamera sigurie dhe dyert e saj janë të blinduara, ku nlse hyn, del vetëm me dëshirën tënde.

Nga pamjet lë të kuptohet se aty mund të kenë qëndruar dhe personazhe të krimit të shpallur në kërkim nga drejtësia apo Policia.

Ndaj 35-vjeçarit Suel Çela (Marjus Lulaj) vijon në fuqi një masë sigurie “Arrest me burg, në mungesë”, e vendosur nga Gjykata e Posaçme. Ndaj tij po zhvillohen hetime nga SPAK për grup të strukturuar kriminal, vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë ndaj Lulzim Mashës, sigurim i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje në dëm të shtetasit Elton Kila.     

Continue Reading

Aktualitet

Dëm 1.1 mld euro te Energjia/ Ekspertët: Duhen të nxirren përgjegjësi për keqmenaxhim

Por çfarë deklaron në bilancin e fundit OSHEE në lidhje me KESH? Dëmi që mund të jetë bërë në këtë fushë shkon deri në 600 milionë euro. Kjo pasi paraprakisht u nënshkrua një marrëveshje në 6 prill 2018 për shlyerjen e 56 milionë eurove detyrime ndërmjet OSHEE-së dhe KESH-it. Aktualisht nga projektbuxheti i vitit 2024 rezulton se OSHEE ka detyrime ndaj KESH nga 554 milionë euro deri në 587 milionë euro.

Ky fakt konfirmon mosnjohjen e detyrimeve reciproke midis dy institucioneve më të rëndësishme të energjisë elektrike, e cila lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare.

Nga të dhënat e projektbuxhetit 2024 evidentohet se për të përballuar krizën energjetike 2021-2023, qeveria shqiptare ka akorduar disa fonde me vlerë totale 50 miliardë lekë ose 500 milionë euro.

 

 

Vetëm duke mbledhur borxhet e OSHEE, KESH dhe OST, krijohet një gropë financiare me vlerë 1.1 miliardë euro, e cila përbën 16% të buxhetit të shtetit për vitin 2024.

Por, edhe OST ka detyrime ndaj KESH-it, për të cilat palët akoma nuk janë marrë vesh.

Por përse janë fshehur bilancet?

Ishin këto pasaktësi në buxhet që nxitën gazetarët e “Vetting” për të hetuar se si janë mbajtur bilancet dhe a mund të ishte shmangur ky keqkuptim sikurse pretendojnë deri tani të dy ndërmarrjet, për këtë shumë jo të vogël. Bilancet janë të rëndësishme pasi vetëm përmes tyre evidentohet lehtësisht se si qëndron ky hendek borxhesh dhe arkëtimesh.

Sipas ekspertit të energjisë, Klodian Gradecit, në 3 vitet e fundit, çmimet e energjisë kanë qenë të favorshme për bilancet e Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

“Këto tregojnë fare mirë, që ka qenë mundësia e shkëlqyer që Shqipëria të dilte me bilance pozitive në sektorin e energjisë. Nuk bën logjikë, që KESH si prodhues të ketë bilanc negativ,  por vendosja e situatës së emergjencës dhe vendosja e disa detyrave KESh-it, për të mbuluar humbjet dhe detyrimet që kishte FSHU-ja ose OSHEE-ja për të furnizuar klientët e tij, ka çuar që KESH-i të ketë një bilanc negativ”, tha eksperti i energjisë, Gradeci për “Vetting”.

Eksperti Gradeci shtoi se bilancet që nuk pasqyrohen, pasi nëse pasqyrohen do të tregojnë që janë bilance me humbje dhe do duhet të dalin përgjegjësitë që lidhen me keqmenaxhimin./balkanweb

Continue Reading
Advertisement

TRENDING