Connect with us

Rajon

Varhelyi: Mali i Zi duhet të përfitojë nga mundësia e madhe për të përshpejtuar rrugën evropiane

Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë në Podgoricë të martën se Mali i Zi duhet të përfitojë nga mundësia dhe momenti i favorshëm për të përshpejtuar rrugën evropiane, duke shprehur shpresën që ky vend të kontribuojë në ringjalljen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me anëtarësim. Zoti Varhelyi bëri të ditur në Mal të Zi se ka ardhur me një mesazh të qartë.

“Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar në negociatat për anëtarësim. Të gjithë jemi të gatshëm të mbyllim standardet e përkohshme, synimi ynë është ta çojmë Malin e Zi në nivelin tjetër”, vlerësoi zoti Varhelyi.

Gjatë takimit me Komisionerin evropian, Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç theksoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë në BE që, siç tha ai, “është një synim i politikës së jashtme dhe pritshmëria e Mali të Zi, si udhëheqës në procesin e negociatave, të bëhet anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2028”.

Edhe kryeministri malazez, Milojko Spajiç falënderoi zotin Varhelyi për mbështetjen e tij ndaj Malit të Zi. Ai shkroi në rrjetin X se “me një inkurajim të tillë do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në rrugën tonë drejt BE-së”.

Për të mbyllur kapitujt e mbetur të negociatave, Mali i Zi duhet të bëjë përparim në kapitujt 23 dhe 24, të cilët kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim.

Megjithatë, si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nga dhejtori i vitit 2021 Mali i Zi nuk ka pasur një konferencë ndërqeveritare, për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.

Rajon

Fundoset varka me emigrantë pranë Greqisë, një i vdekur, shpëtojnë 25 të tjerë

 Një burrë u gjet i vdekur dhe 25 persona të tjerë u shpëtuan nga një varkë gjysmë e fundosur që transportonte emigrantë, në zonën detare të Karlovasos Samos.

Fundosja e anijes ndodhi mëngjesin e së dielës së 28 prillit, në rrethana të paqarta, ku rojet bregdetare kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer operacionin e shpëtimit, pas mesazhit të dërguar nga emigrantët

Ekipi i shpëtimit gjeti trupin e një burri, i cili u mor nga një ambulancë dhe u dërgua në spitalin lokal.

25 emigrantë të tjerë u shpëtuan, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në portin Vatheos.

Continue Reading

Rajon

Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat jashtë një klubi në Maroussi

Një ngjarje e përgjakshme me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të së dielës, në orën 03.40, jashtë klubit Cabaret në Marousi, në Avenue Kifissias 10-12, si pasojë e të cilit një 21-vjeçar ka humbur jetën ndërsa një 20-vjeçar. është dërguar në spital me plagë.

Sipas informacioneve të zougla.gr, i riu që humbi jetën është qëlluar me plumb në qafë.

I plagosuri, i cili është ushtar, është qëlluar me plumb në kofshë. Forca të forta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, këtu kanë gjetur një gëzhojë 9 mm dhe një pistoletë. Dy të rinjtë u dërguan në spitalin e Kryqit të Kuq. Hetimet policore janë duke vijuar ndërsa autori i sulmit është shpallur në kërkim. Hetimet paraprake janë ndërmarrë nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës.

Continue Reading

Rajon

BE: Presim proces zgjedhor demokratik në Maqedoninë e Veriut më 8 maj

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, kur do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare njëkohësisht.

Kandidatja opozitare Gordana Silanovska-Davkova e fitoi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën bindshëm po pamjaftueshëm per ta shmangur rundin e dytë, ku më 8 maj do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

Geer tha se shpreson se pjesa e dytë e fushatës zgjedhore dhe zgjedhjet e dyfishta do të kalojnë në një frymë demokratike dhe paqësore, siç e vlerësoi OSBE/ODIHR rundin e parë në raportin e saj preliminar.

“Më e rëndësishmja është…në rundin e parë zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë përgjithësisht të qetë dhe demokratike. Dhe, ne shpresojmë shumë që në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare, të gjithë të angazhohen për ta përfunduar procesin përmes mesazheve pozitive në fushatë”, tha Geer.

Ai nuk i ka komentuar zërat se mund të ketë bojkot të zgjedhjeve presidenciale në rundin e dytë me qëllim që të mos arrihet pragu i daljes për 40 për qind, për ta dështuar procesin.

“Çdo çështjeje tjetër politike që lidhet me zgjedhjet, shpresoj ta kuptoni që nuk do ta komentoj në këtë fazë. Është në dorën e qytetarëve që të vendosin për të ardhmen e vendit”, shtoi ai.

Shtatë kandidatë garuan në rundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin vota të mjaftueshme për ta siguruar rundin e dytë.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian i mori 13.36 për qind të votave, ndërsa Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN 9.21 për qind të votave.

Njoftimet jozyrtare flasin për një bojkot të LSDM-së, por edhe të BDI-së, edhe pse nga partia që drejtohet nga Ali Ahmeti kanë thënë se do të dalin me një qëndrim se si do të veprojnë në rundin e dytë.

Nga koalicioni opozitar VLEN kanë thënë se nuk do të bëjnë thirrje për bojkot, pasi votuesit janë ata që duhet të vendin se për cilin kandidat do të japin votën e tyre.

Osmani dhe Taravari i fituan rreth 210.000 vota së bashku në rundin e parë dhe besohet se, në mungesë të tyre në rundin e dytë, votat e shqiptarëve mund të luajnë rol vendimtar në garën për president mes Davkovës dhe Pendarovskit, siç kishte ndodhur para pesë vjetëve. /REL

Continue Reading

Rajon

Lufta në Ukrainë/ Zëdhënësi i Kremlinit: Nuk ka terren pjellor për bisedimet e paqes

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peksov, ka deklaruar se nuk ka terren pjellor për paqe midis Rusisë me Ukrainën.

“Nuk ka terren pjellor për bisedimet e paqes aktualisht midis Rusisë dhe Ukrainës për shkak të refuzimit zyrtar të Kievit për të negociuar me Moskën”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret në vitin 2022 ku deklaroi zyrtarisht “të pamundur” çdo perspektivë për bisedimet e Kievit me presidentin rus Vladimir Putin, duke lënë në këtë mënyrë të hapur mundësinë e bisedimeve me “një president tjetër të Rusisë”.

Continue Reading

Rajon

“Ushtarët shkatërruan mbrojtjen e Ukrainës”/ Sulmet ruse pjesë e lëndëve mësimore në Serbi

Në Serbi rusifikimi po ndodh edhe nëpër shkolla. Më saktësisht në lëndën e matematikës në një test me detyra dhe probleme matematikore, është dhënë një shembull ku përdoret lufta që Rusia po bën në Ukrainë.

Testi thuhet se është bërë në një shkollë fillore të Beogradit.

Përveç detyrave tjera, në njërën nga problemet matematikore në njësinë me kilometra, profesori i matematikës ka marrë shembuj të pushtimit të Ukrainës nga shteti i Vladimir Putinit.

  • foto galeri

“Aktualisht ka një konflikt ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës. Në fillim të betejës për Chasov Yar, rusët ishin 5 km nga qendra e Chasov Yar. Në javën e parë ata përparuan 1.2 km. Në javën e dytë , pas shkatërrimit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, ata përparuan me 5/9 km më shumë se javën e parë, ushtarët ukrainas kundërsulmuan dhe rifituan pothuajse të gjitha territoret e humbura në javën e dytë Rusët duhet të përparojnë për të arritur në qendër të Chasov Yar?”, thuhet në detyrë./EXPRESS

Continue Reading
Advertisement

TRENDING