Connect with us

Politike

Vasili: Rama i kapur me ‘presh’ në dorë nga drejtësia amerikane

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat ka renditur disa nga pikat e deklaratës së Edi Ramës në Kuvend, duke thënë se mashtron.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili:

Ja mashtrimet e Rames ne  Kuvend per McGonigal, SPAK vepro se po vetasgjesohesh!!

Ja momentet kyçe se si i kapur me presh ne dore nga drejtesia amerikane Edi Rama mashtroi Kuvendin e Shqiperise per aferen Mc Gonigal.

 

 

Rama tha ne Kuvend se:

“se procesi gjyqësor në Amerikë s’ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht”.

Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Juria e Madhe e Washingtonit,  ngarkon prokurorin e çështjes, që, në kuadër të hetimeve për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ndër të tjera:

“Të mbledhë të dhëna nga qeveria shqiptare ose çdo person tjetër të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshirë, por pa u kufizuar, tek Kryeministri Edi Rama”.

Pra, hetimi amerikan ka të bëjë qe çke me ate pune  me Ramen te parin dhe me qeverine e tij.

Rama tha ne Kuvend se :

“Dorian Duçka ishte këshilltar i jashtëm pranë meje në ato vite, ky është fakt, por krimi apo komprometimi në këtë fakt ku janë’?

Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Personi B, Dorian Duçka, kishte pasaportë diplomatike dhe një adresë zyrtare të qeverisë shqiptare. Pra ai nuk ishte thjesht një këshilltar pa pagesë, por shumë më tepër dhe sipas akt-akuzës amerikane,  ai përmendet që u ka paguar shpenzimet dëshmitarëve që do të jepnin deklarime në kuadër të një hetimi që kishte nisur FBI e Nju Jorkut ndaj një lobisti amerikan që kishte vepruar për llogari të Partisë Demokratike.

Rama tha ne Kuvend se:

“Në 9 Shtator 2017, McGonigal dhe Personi B takuan në Shqipëri Kryeministrin e Shqipërisë. Shumë e saktë , është fakt. Pyetja është, ku është krimi apo komprometimi në këtë fakt dhe se McGonigal iu shpreh kryeministrit të Shqipërisë që të tregojë kujdes me shoqëritë ruse që mund të përdorin licensa në sektorin strategjik të naftës në Shqipëri.  Po ku është komprometimi apo krimi në këtë fakt”?

Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Akt-akuza e Jurisë së Madhe të Nju Jorkut thote:

“Personi A dhe Personi B që ishin në atë takim, e konkretisht Agron Neza dhe Dorian Duçka kishin interesa financiare në vendimmarrjen e qeverisë shqiptare për licensat e naftës”.

Pra Rama ishte ne pazar me keta individe per te bere pazar me pasurite publike ne fushen e naftes.

Rama tha ne Kuvend se:

“McGonigal i dha dhurata Kryeministrit të Shqipërisë në prani të Personit B’. Po çfarë krimi apo komprometimi mund të konsiderohet fakti i dhënies apo marrjes së dhuratave simbolike të cilat shkëmbehen rëndomë kur bëhen vizita? Në rastin në fjalë, kur vizitova zyrat e FBI-s në New York, drejtori i kundër inteligjencës më dhuroi një kapele të FBI-së”

Rama genjeu ne Kuvend sepse :

Juria e Madhe nuk e ka përfshirë rastesisht  në akt-akuzë edhe këtë detaj, sepse nuk bëhet fjalë thjesht për një kapele të loguar FBI, por sepse kjo është bërë në një takim të ngushtë Rama-McGonigal ne prani te privateve, te cilet nuk kane asnje lidhje me sekretin shteteror te detyruar per takime te tilla dhe nuk mund te jene kurre te pranishem ne zyren e Kryeministrit kur flitet per çeshtje sekrete.

Rama tha ne Kuvend se:

” McGonigal u takua me Kryeministrin e shqiptar në Shqipëri dhe me një politikan kosovar. Pyetja mbetet: Krimi apo komprometimi ku janë këtu”.

Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Akt-akuza nuk i pasqyron rastesisht sepse eshte akt zyrtar dhe nuk është rastësi që akt-akuza e Jurisë vijon me faktin që disa ditë pas këtyre takimeve në Shqipëri, Personi A, pra Agron Neza, i jep zyrtarit të FBI-së, McGonigal 80 mijë dollarë jashtë një restoranti në Nju Jork.

Rama tha ne Kuvend se:

“Përsëri në nëntor 20, 2017 I akuzuari McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri. Po, shumë e saktë. Dakord. Nuk e mbaj mend a ka qenë tamam 20 po s’ka asnjë diskutim që ata e kanë të saktë. 20 nëntor. Po fakti i krimit dhe komprometimit ku është këtu? Këtë do t’ua tregoj më mbrapa se ku është”.

Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Edhe në këtë takim, jo për rastësi, në akt-akuzë përmendet se ‘në fund të vitit 2017, Personi A, pra Agron Neza i jep McGonigalit shuma prej 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë, të cilat do t’i merrte mbrapsht në një kohë më të vonë”.

Rama tha ne Kuvend se:

“Fakti që një qytetar amerikan i regjistruar në SHBA për të lobuar për një parti që s’është partia e kryeministrit. Këtë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim, unë personalisht se e dinë më mirë ata që e kanë shkruar, por unë personalisht kam shkruar si fakt pikërisht nga leximi i aktakuzës sepse e vërteta është se shefi i sigurisë nuk ma ka thënë kurrë dhe as ia kam kërkuar diçka të tillë, natyrisht, jo sepse më ka ardhur zor ose sepse nuk do të doja t’ia kërkoja, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shteteve te tjera por sidoqoftë pyetja që shtrohet mbetet po ajo; ku është këtu komprometimi apo krimi”?!

Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Akt-akuza e Jurisë së Madhe për këtë pikë thote: “Në 4 Janar 2018, McGonigal mori të dhëna për lobistin amerikan nga Personi A, Agron Neza dhe ia përcolli Agjentit Speciale të FBI-së një ditë më pas”.

Rama tha ne Kuvend se:

“Këtu bëhet fjalë për informacionin që aktakuza thotë se personi A ka marrë nga zyra ime lidhur me skandalin e financimit rus të Partisë Demokratike. Koha së cilës i referohet ky moment përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, dëgjojeni mirë këtë se është shumë e rëndësishme, duhet ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët edhe demokratët, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë përveç informacioneve të dala në media.

Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Akt-akuza e Jurisë së Madhe thote qarte:

“Në Shkurt 2018 FBI e Nju Jorkut hapi hetim penal ndaj lobistit amerikan me kërkesë të McGonigalit. Personi A, pra Agron Neza, ka shërbyer si burim konfidencial i këtij hetimi. Ndërsa personi B, Dorian Duçka, ka lehtësuar takimet ndërmjet FBI Nju Jork dhe dëshimtarëve që gjendeshin në Europë, duke paguar udhëtimet e këtyre të fundit”.

Genjeshter e trashe sepse FBI nuk ka nevoje per informacione gazetash dhe portalesh se i mer vete me burimet e informacionit pa fund qe ka e s’ka pse ja jep Edi Rama.

Rama genjeu publikisht perpara Parlamentit.

SPAK- u eshte perpara nje pergjegjesie shume te rende, qe lidhet me ekzistencen e tij te metejshme.

Kryeministri duhet te vihet nen akuze, te hetohet dhe denohet sepse ka konsumuar disa krime te renda shteterore.

Politike

‘Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!’

Nga Sali Berisha

Reagim! Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama.

Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

Continue Reading

Politike

Haklaj: Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej, e shoqëroi me makinë në Malin e Zi…

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

Continue Reading

Politike

Duka kundër Berisha-Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kundër sulmeve që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë ndaj SPAK-ut.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, i pyetur se si e gjykon punën e bërë nga SPAK deri më tani, ai u shpreh se nga ana e SPAK është punuar. Duka theksoi se ka ikur koha e pandëshkueshmërisë.

“Në fakt ka një ndryshim të madh drejtësia tani, me çfarë ka qenë më parë. Mirë që arritëm këtu, që asnjë të mos jetë i paprekshëm. Duhet që të shpejtohen në kohë dhe të mos kenë ndikim politik. Se dalin këta të opozitës që i thonë SPAK-ut, skap. Unë kam përshtypje pozitive, por duhet që të kemi durim.

Ne kemi ngjarje të kaluara që politikanët nuk kanë lënë gjë pa bërë, sikur e kanë pasur Shqipërinë të tyren, por kjo kohë ka ikur. Edhe Rama nëse ka bërë gjë se ka të lehtë, edhe mund ti dal. Sepse po shohim që në SPAK po shkojnë njerëz shumë të rëndësishëm. Kanë shkuar ministra, kryetar bashkish”, tha ai.

Teksa foli për zgjedhjet e ardhshme, ai tha se partitë e vogla e kanë të vështirë mbijetesën nëse nuk ka koalicione.

“Partitë duhet që të hyjë me identitetin e tyre në zgjedhje. Nëse nuk ka koalicione, atëherë partitë e vogla, do hyjnë me lista të hapura dhe mbijetesa është shumë e vështirë. Duhet që të kenë identitet partitë.

Ndër të tjera, Duka ka mbështetur propozimet e Lulzim Bashës për zgjedhoren.

“Basha ato tezat që ka nuk është se i ka gabim. Ne në tryeza kur jemi ulur kemi ngulur këmbë tek listat e hapura dhe vota e  emigrantëve”, tha ai.

I pyetur se nëse vulën e Partisë Demokratike e merr Lulzim Basha nga gjykata, ai do të shkoj nga grupimi i Bashën, Duka tha se nuk do të shkon nga shkon vula. Duka ka bërë thirrje për bashkim të opozitës në një grupim të madh.

“Unë nuk shkoj nga vula atje, ta ketë kush të dojë. Ne duhet që të bashkohemi në grupimin më të madh opozitar. Nuk shoh ndonjë frymë të re unë, nuk kam punë as me Bashën dhe as me Berishën”, tha ai.

A i takon një opsioni për të kandiduar i vetëm në zgjedhje, ai u shpreh se dëshira është, por sipas tij është e pamundur me këtë kod zgjedhor.

“Është kjo dëshira që ne të kandidojmë vetëm, por nuk dalim dot. Me këtë kod është e pamundur”

Continue Reading

Politike

‘Arsyet pse mbështeta VMRO’/ Meta: E vërteta e raportit tim me Gruevskin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë për ‘TV Shenja’ në Maqedoni ku ka treguar pse mbështeti VMRO gjatë zgjedhjeve dhe të vërtetën e raportit të tij me Gruevskin.

Meta shprehet se nuk ka ndërhyrë në garën midis partive shqiptare në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se ajo që ka vlerësuar tek VMRO, ishte qëndrimi më i qartë i saj, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Përsa i takon zotit Gruevski, Meta tha se nuk ka pasur ndonjë raport të veçantë me të.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ekziston një dilemë tek ne, se përse, duke pasur partitë shqiptare, ju e përkrahni atë partinë maqedonase?

Ilir Meta: Së pari, unë nuk kam ndërhyrë aspak për sa i takon garës midis partive shqiptare. Këtë gjë nuk e kam bërë asnjëherë, dhe as  nuk kisha ndërmend të shprehja, ndonjë simpati në atë preferencën time, në garën midis partive politike maqedonase, apo partive të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Por, natyrisht nuk mund të rrimë indeferentë, kur nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme të politikës suaj, por kemi të bëjmë dhe me një zgjedhje, përsa i takon politikës rajonale.

Dhe, ajo që kam vlerësuar tek VMRO., që në një qëndrim më të qartë, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Ndërkohë, që dihet nga ana tjetër, që ka pasur një qëndrim shumë miqësues në favor të Ballkanit të Hapur, me përjashtim të zotit Pendarovksi, Presidentin Pendarovski, i cili mendoj, ka mbajtur qëndrim shumë të drejtë, shumë parimor.

Dhe, unë kam vlerësimet më të mira për të, dhe për të gjithë historinë e tij mjaft  positive, për shumë çështje delicate.

Pyetje: Ka qenë vetëm Ballkani i Hapur, një nga arsyet që ju keni përkrahur, VRMO-DMNE, apo dhe keni ndonjë afërsi mes partisë suaj?

Ilir Meta: Kjo është arsyeja kryesore, se nuk kam pasur asnjë arsye të karakterit personal. Sepse duhet të jem shumë i sinqertë me ju, në raportet e mia dhe me zotin Cervenkovski kur ka qenë lider, kanë qenë të shkëlqyera.

Me zonjën Shekerinska kanë qenë të shkëlqyera. Me Vlado Buçskovksin mos gaboj, dhe ai SDM kanë qenë të shkëlqyera. Me të gjithë politikanët, e sidomos përfshirë Zaev, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, dhe jam shumë falenderues për respektin që ai ka treguar ndaj meje.

Apo dhe me zotin Kovaçeskvi kur e kam takur ditën e parë si kryeministër, kam një përshtypje shumë të mirë, por Ballkani I Hapur në dëm të gjithë rajonit mendoj unë, e në mënyrë të veçantë në dëm të shqiptarëve.

E sidomos, synonte asgjësimin e  Kosovës.

Pyetje: Zoti Meta, megjithatë koha e Nikolla Gruevskit, konsiderohet si nga më të errëtat në Maqedoninë e Veriut. Ju dhe atë herë keni pasur një lloj afërsie me të. Udhëheqësia aktuale e VMRO-DMNE, a dallon nga ajo e kaluara?

Ilir Meta: Nuk është detyra ime të flas, për çështje që I takojnë të kaluarës, ato I gjykojnë qytetarët e Maqedonisë, dhe mendoj se ata kanë dhënë verdiktin e tyre, në një mënyrë plebishitare.

Përsa i takon zotit Gruevski, nuk kam pasur ndonjë raport të veçantë me të. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera. Kur kam qenë Kryeministër, me zotin Ljubco Georgevski kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Derisa ndodhi pastaj situata e krizës në Maqedoni, dhe ai humbi atë ekuilibrin mendoj unë, sepse dhe kriza ishte shumë e rëndë.

Por, përsa I takon zotit Gruevski, periudha e tij ka qenë një nga periudhat më të errëta. Në një aspekt po. Unë mendoj se këtu problem kryesor ka qenë nepotizmi, dhe besimi me sa duket i tepruar, I një kushëriri, që nuk ka nevojë që t’ia përmend emrin.

Por, mua më ka bërë shumë përshtypje, në të gjitha takimet që kam pasur me Nikolla Gruevskin, si me asnjë politikan tjetër.

60 minuta bisedë me të, 55 minuta ishin për ekonominë, ishin për investimet e huaja, dhe për tërheqjen e turistëve. Dhe, mendoj se ka qenë një periudhë e ndritur për Maqedoninë, përsa  i takon klimës së biznesit, dhe përsa I takon tërheqjes së investimeve të huaja.

Sepse, nga vendin 94 që ishte në botë, arriti të jetë vendi i 10 në botë, dhe vendi i 5-të në Europë, pas vendeve të Europës Veriore. Dhe unë kam qenë që në vitin 2013, momentin që kemi bërë koalicionin me zotin Rama, kam vizituar vetë Shkupi 1 dhe Shkupi 2, dhe jam mahnitur, bëhet fjalë për para 11 vitesh.

Kam insistuar fort që, këto gjëra ne mund t’i bëjmë shumë lehtë në Durrës, mund ti bëjmë shumë lehtë në Fier që është buzë detit, apo në Vlorë, apo në Lezhë, kudo.

Sepse, kur Maqedonia e Veriut përdor faktin që është 200 e ca km. larg Durrësit, për të tërhequr investitorët e huaj. Përse ne që jemi në Durrës mos e bëjmë këtë gjë?

Por, nuk ka pasur asnjë vullnet nga zoti Rama, dhe nga qeveria e tij, apo Rilindjes, siç e quaj unë, për një gjë të tillë.

Për të shndërruar Shqipërinë në një vend që prodhon, në një fuqi eksportuese, siç praktikisht u realizua të jetë projekti i tij  për Maqedoninë, nëpërmjet Invest Maqedonia mos gaboj, që ka qenë një eksperiencë shumë e mirë.

Apo, programet e tij në fushën e bujqësisë, ku mbështetja për të erdhi në mënyrë progresive, dhe të pandalshme.

Pra, mendoj për çdo politikan duhet të vlerësojmë, atë që është arritur, dhe duhet të mësojmë nga gabimet që ai ka bërë, sikurse ne të gjithë bëjmë gabimet tona.

Përsa i takon udhëheqjes së re të Maqedonisë VRMO., unë mendoj që është një udhëheqje fantastike, është mjaft serioze, nga përvoja që unë kam pasur në komunikim me ta.

Janë shumë të drejtpërdrejtë, dhe janë po po, jo jo. Dhe unë besoj se ata, do të përmirësojnë ndjeshëm pozitën e Maqedonisë përsëri, sidomos përsa i takon klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Pyetje: Përmendëm, që zgjedhjet tashmë kanë përfunduar, dhe kanë filluar dhe negociatat mes VRMO. dhe DPMNE, dhe vlejnë. Ndërkohë fituese, tek pjesa  shqiptare në këto zgjedhje,  ishte Fronti Europian. Si e konsideroni anashkalimin e ligjimitetit shqiptar?

Ilir Meta: Shiko, nuk dua të hyj në këto çështje të brendshme të Maqedonisë. Unë jam I bindur në çdo rast, se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë, që tashmë është anëtare e NATO-s.

Dhe për rrugën europiane që ka nevojë të marri një ritëm të ri. Dhe unë besoj shumë, se lidershipi I ri, i ka të gjitha kapacitet për ta përshpejtuar këtë rrugë europiane.

Continue Reading

Politike

Operacioni i SPAK/ Balla: Janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan Balla.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING