Connect with us

Kulture

Versioni i restauruar i filmit “Tomka dhe shokët e tij”,sot në orën 21:15, në kanalin prestigjioz amerikan, Turner Classic Movies.

Published

on

Mbi 40 milionë shikues do të ndjekin sot versionin e restauruar të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, mundësuar nga Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) dhe Biblioteka e Kongresit Amerikan.
Sot, në orën 21:15, në kanalin prestigjioz amerikan, Turner Classic Movies – TCM do të shfaqet filmi i kineastes Xhanfize Keko, e përzgjedhur si “Regjisorja e javës”.
https://youtu.be/8ng63PUTPnA

Aktualitet

Kinematografia në zi, humb jetën aktori Pandi Siku

Published

on

By

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare,  Pandi Siku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Artisti shqiptar u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e aktorit  është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të aktorit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook.

Profil i aktorit Pandi Siku

Lindi me 28 Korrik 1949 ne Tirane. U diplomua ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degen e drames dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupes se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role te dyta.

Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teater deputimin e ben ne dramen “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.
Me pas mund te permendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

Continue Reading

Kulture

Nis edicioni i 56 i filmit në Karlovy Vary

Published

on

By

Nis edicioni i 56 i filmit në Karlovy Vary, më prestigjozi në Europën Qendrore dhe Lindore

Si zakonisht, qyteti çek i Karlovy Vary pret edicionin e 56-të të festivalit të filmit, më prestigjiozi në Evropën Qendrore dhe Lindore, i cili shfaq, së bashku me festivalet e Kanës, Berlinit dhe Venecias, filma artistikë me metrazh të gjatë.

Një konkurs tjetër i kushtohet veprave dhe dokumentarëve të prodhuara në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Ballkanit, ish-Bashkimit Sovjetik, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Në tapetin e kuq këtë vit vjen filmi fantastiko-shkencor “Vesper”, bashkëprodhim lituanez-francez-belg, me protagonistë që përpiqen të mbijetojnë në një botë postapokaliptike, ku të qëndrosh gjallë është e vështirë për të gjithë. Oligarkët e padukshëm fshihen në kështjella dhe vendosin rregulla për jetën e përbashkët, në një mjedis distopian të vendosur në një peizazh pyjor të marrë nga përrallat tradicionale lituaneze.

“Aspekti kryesor i filmit është të flasim për shpresën dhe ‘Vesper’ është shpresa”, thotë regjisorja Kristina Buozyte. “Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme në ditët e sotme të flasim për këtë dhe ne besojmë se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, do të ketë shpresë”

Continue Reading

Bota

SHBA, hapet ekspozitë digjitale e piktorëve impresionistë në Boston

Published

on

By

Ekspozita u hap në Boston dhe më pas do të prezantohet në qytete të tjera anembanë SHBA-së

New York

Në Boston të SHBA-së është hapur një ekspozitë digjitale në kuadër të së cilës u shfaqen vepra të piktorit francez, Claude Monet dhe impresionistëve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).Ekspozita u hap në Boston dhe më pas do të prezantohet në qytete të tjera anembanë SHBA-së.Pikturat u prezantuan në mënyrë digjitale përmes teknikës së video-projeksionit në Qendrën Kulturore të Boston ‘Lighthouse’.

Continue Reading

Kulture

Këngëtari italian Carrisi zbulon kuptimin e emrit të tij

Published

on

By

Këngëtari i mirënjohur italian, Albano Carrisi, ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar.

Artisti italian Albano Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë.

Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.

Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë, shprehet ai.

 

 

Continue Reading

Kulture

Java e kulturës italiane, Al Bano performon sonte

Published

on

By

Këngëtari i famshëm Italian, Albano Carrisi i njohur ndryshe si Al Bano, do të performojë në mbrëmjen përmbyllëse së javës së kulturës italiane, në Amfiteatrin e Liqenit.

Carrisi ka një impakt të madh në brezat e muzikantëve shqiptarë dhe artdashësve. Për shqiptarët, Al Bano është shumë i dashur, dhe nuk ka shqiptar që nuk këndon këngën e tij  “Felicita”.

Në qershor të vitit 2016 u njoftua se Al Banos iu dha shtetesia shqiptare për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me vendin dhe karrierën e sukseshme në shqipëri. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, këngëtari u nderua dhe me çmimin ”Çelësi i Qytetit të Tiranës” gjatë një ceremonie të mbajtur nga autoritetet e Bashkisë Tiranë, një dita para koncertit.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING