Connect with us

Kosova

Zgjedhjet e reja në Kosovë, zbulohet lëvizja e fundit e Presidentes Osmani për caktimin e datës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i presë të enjten liderët partiakë për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, pas dështimit të mandatarit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën e nevojshme për qeverinë e re të Kosovës.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka konfirmuar në një përgjigje për shtypin në Prishtinë se takimi, i cili vjen një ditë pas dështimin të Glauk Konjufcës për t’u zgjedhur kryeministër i vendit, do të nisë nga ora 10:30.

Kosova është zhytur në krizë të thellë që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare, të cilat u zhvilluan para pothuajse dhjetë muajsh, derisa vendi rrezikon jo vetëm regres të mëtejshëm institucional, por edhe pasoja ekonomike dhe sociale.

Lidërët e partive politike në Kosovë kanë kërkuar nga presidentja Osmani shpalljen e datës së zgjedhjeve sa më shpejt. E në bazë të afateve aktuale kushtetuese, datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare janë 21 dhe 28 dhjetori 2025.

Advertisement