Connect with us

Kronike

Vrasja e 20 vjeçarit/ Zv.drejtori i policisë: E dinim per konfliktin, autori e ndoqi

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko në lagjen nr. 14 të Korçës. Sipas autoriteteve, konflikti mes viktimës dhe autorit kishte nisur më herët në një tjetër lagje të qytetit dhe më pas ka përshkallëzuar pranë banesës së të riut.

Zv/drejtori i Hetimit të Krimit në Korçë, Sejfulla Metko, deklaroi se konflikti ka nisur rreth orës 14:00, ndërsa më pas autori ka ndjekur viktimën deri në afërsi të banesës, ku ka përdorur armën e zjarrit.

20-vjeçari është qëlluar me kallashnikov, ndërsa sipas hetimeve paraprake, në momentin e ngjarjes kishte edhe një thikë në dorë.

Policia e cilëson konfliktin si të mbartur prej një periudhe kohore dhe bën me dije se kishte pasur dijeni për përplasjet mes dy personave. Pas të shtënave, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe, sipas dëshmitarëve, është parë rreth 15 minuta më vonë duke lëvizur në drejtim të varrezave.

Forcat e policisë vijojnë kërkimet për kapjen e autorit, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të autorësisë.

Advertisement