Connect with us

Shkrime

Zhvillimet në PD/ Një vijë ndarëse e pakalueshme

Nga Preç Zogaj

Ajo që ka qenë Partia Demokratike dhe Opozita deri në verën e vitit 2021- e madhe, alternativë e fortë e pushtetit, vetëm 37 mijë vota larg PS-së, diferencë të cilën, sipas të gjitha gjasave, do ta kishte rekuperuar disa herë në kohën që po flasim, duke e lënë prapa shumicën e kryeminstrit Rama dhe duke ecur e sigurt drejt fitores së zgjedhjeve politke të radhës, është sot porsi ai lisi i shtrimë përdhe, nëse do të përdornim metaforen e njohur të Pashko Vasës në poezinë e tij të famshme “ O moj, Shqypni”.

E coptuar, e përçarë, kjo opozitë s’ka pak muaj që regjistroi një humbje shumë të thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit ku fitoi vetëm shtatë bashki të vogla nga gjashtëdhjetë e një që ka vendi dhe ku mori mbi dyqind e pesëdhjetë mijë vota më pak se në vitin 2021. Nesë kakofonia, shthurja vetvrasësë dhe katandisja e saj në feude

ambiciesh të vogla të njërit dhe tjetrit vazhdon, pa menduar e shërbyer kush zgjidhje për tërësinë përtej vetvetes, rënia do të jetë edhe më e madhe, do të këtë më shumë demokratë dhe opozitarë jashtë fraksioneve politike opozitare se sa brenda tyre. Gjithkush që pret t’i bjerë fitorja në prehër për shkak të degradimit të qeverisë, ta harrojë. Nuk do të ndodhë. Ashtu janë punët.

E dimë të gjithë se kataklizma politike e Partisë Demokratike, më e madhja e opozitës dhe alternativa e vetme gjer më sot e PS-së në luftën për marrjen e pushtetit, ka në gjenezë lëvizjen e Foltores nga ish-kryetari Sali Berisha pas sanksionimit të tij nga Sekretari i Shtetit, Blinken në verën e vitit 2021 dhe pezullimit të tij për këtë shkak si deputet i PD-së nga Lulzim Basha. Qëllim Berishës ishte të sfidonte SHBA si shef i opozitës dhe ndoshta edhe si shef i shumicës më tej, duke e menduar të pavërtetë me sa duket proamerikanzimin e shqiptarëve, të cilët, sipas këtij projeksioni, do të bashkoheshin e motivoheshim më shumë rreth tij për t’i dhënë Ushingtonit mesazhin: Ju e sanksiononi, ne e bëjmë kryeministër.

Për këtë, atij i është dashur të zhvillojë betejën politike më të madhe të jetës së tij, romaneske nga një pikpamje, duke nxjerrë në pah gjithë dispozitivin e energjive dhe zotësisë në habitatin e tij politik, përmes kombinimit të
narrativave kryesisht njërpërdorimëshe me premtimin për një parti më të madhe, më të bashkuar, që do t’i çonte demokratët në fitore, siç i kishte çuar dy herë të tjera. Në këtë mënyrë ka mundur t’u zgjojë e mobilizojë ndjekësve të tij kujtimet e kohës së pushtetit dhe të përdorë mjeshtërisht frustrimin e tyre nga humbja në zgjedhjet e vitit 2021, duke ia vënë fajin për këtë Lulzim Bashës.

Për premtimet e Foltores dhe pritshmëritë ndaj saj gjithkush mund të gjykojë vetë në dritën e zgjedhjeve të fundit dhe zhvillimeve korente në arqipelagun opozitar. Ajo që ka mbetur e gdhendur nga gjithë Rithemelimi berishian është vija ndarëse për orientimin gjeopolitik me atë pjesë të PD-së, të demokratëve dhe zgjedhësve opozitarë që nuk e ndoqën, por qëndruan në bindjen e tyre se nuk fitohet kundër SHBA dhe me SHBA kundër.
Nuk fitohet dyermbyllur me Perendimin. Nuk duhet të fitohet. Vija ndarëse për orientimin është e vetmja që nuk mjegullohet, nuk nuk zhurmohet, nuk maskohet me asgjë, madje do thosha nuk zbutet as me veprime demokratike, siç janë fjala vjen primaret në parti, të aplikuara në zgjedhjet vendore të këtij viti nga zoti Berisha.

Vija ndarëse është aty e nuk lëviz as nga përplasjet dhe ndarjet që ndodhin në vijimësi si tërmetet e vogla pas tërmetit të madh, në PD-në zyrtare që nga zgjedhjet e 6 marsit të vitit të shkuar e deri të përplasjet e fundit për zgjedhjet e reja në Parti ku njëri grup ka propozuar të fillojnë me zgjedhjen e kryetarit në korrik, siç po ndodh,
kurse grupi tjetër ka dashur që zgjedhjet të fillojnë nga seksionet për të mbërritur te kryetari. Asnjëri propozim nuk ka qenë vetëm i mirë apo vetëm i keq. Me sa shihet, konflikti ka në themel apo ushqehet me lexime të ndryshme të statutit, shoqëruar me një lloj padurimi, intolerancë apo pedantizmi për t’i shkuar sekush të vetës. A thua se partia është ajo që ka qenë para tërmetit të Foltores. Në fakt, me gjymtimet, shembjet, largimet e vetlargimet që kanë pësuar organet kësaj partie, sekush ma merr mendja mund të ketë në dorë një
argument a një fakt kundër tjetrit. Mjaft të dojë ta përdorë.

Në pyllin e hollësive statuore dhe interpretimeve të ndryshme mund të futen e të gjykojnë me kompetencë vetëm organet zyrtare të apelimit brenda partisë dhe mandej gjykatat. Përgjegjësia dhe largpamësia politike kërkon që, përtej aspektit juridik, drejtuesit duhet të shohin kryesoren në momentin e dhënë dhe të bashkohen për ta shërbyer atë. Krysorja që nga dorëheqja e Bashës në mars të vitit të kaluar ka qenë organizimi i Partisë, legjitimimi me votë të fshehtë i organevë drejtuese të saj. Siç i ka bërë Berisha me Rithemelimin. PD nuk mund të
vazhdojë pa fund si bleta pa mbretëreshë që nuk mbledh. Është shumë mirë kur ka debate dhe diskutime kontruktive për çdo gjë. PD duhet të bëjë diferencën në këtë pikë. Siç ka bërë në Kuvendin e saj të 18 dhjetorit 2021. Sot as Berisha nuk është “berishizmi”, sipas kuptimit që ka patur ky term në vitet e para të demokracisë kur
përjashtoheshin njerëz për mendime ndryshe apo arrestoheshin gazetarë.

Siç e vura në dukje më lart, në spektrin opozitar, pra edhe në PD, ka një vijë tjetër ndarëse që mbetet e pakalueshme: ajo për orientimin. Në kuptimin që nuk mjafton të themi jemi me SHBA- kjo është gjysma e punës- por duhet të na njohë edhe SHBA si miq dhe aleatë të saj. Si në një tango ku duhen dy palë. Njerëzit janë të lirë ta mendojnë si t’u vijë për shtat edhe këtë çeshje. Dikush që deri sot e ka menduar të pakalueshme vijën ndarese me Berishën, mund të fillojë ta mendojë të kalueshme. Kjo edhe duke parë një lloj “normalizimi” që i ka bërë sanksionimit “non grata” Edi Rama me qëndrimet dhe aleancat e tij me të shpallurit në krahun e tij politik. Natyrisht, pa harruar se Rama nuk është shpallur vetë që t’i mbyllen dyert në SHBA.
Gjithsesi një kosto e ka marrë e vijon ta marrë për ambigitetin e tij edhe në këtë pikë. Temë tjetër kjo.

Për të qëndruar në spektrin opozitar, kushdo që mendon të kalojë vijën ndarëse duhet ta bëjë publikisht. Siç e kanë bërë plot të tjerë që nga dita e parë e Foltores e në vijim. Një gjë nuk luan: edhe sikur të mos
mbetet asnjë prej drejtuesëve të PD zyrtare në këtë parti, edhe sikur të bashkohen të gjithë me Rithemelimin nën të njëjtin drejtues, vija ndarëse nuk do të zhdukej por do të kalonte si vijë ndarëse me zgjedhësit. Opozita do të vazhdonte të pluskonte në dështime. Sa kohë Berisha nuk i hap rrugë bashkimit efektiv të opozitës me
tërheqjen e tij, e vetmja rrugë për forcimin e saj mbetet institucionalizimi i opozitës plurale, ku secili subjekt rritet në vetvete.

Shkrime

SHBA kërkon kokën e Vulin, familja mafioze ngre qeverinë

Mbledhja e fundit e Qeverisë së Serbisë solli një rikthim të madh. Aleksandër Vulin non grata merr postin e zv/kryeministrit.

Pavarësisht sanksioneve të SHBA-së për përfshirje të dyshuar në krim transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve, korrupsion dhe zgjerim të ndikimit rus në Ballkan, ish kreu i shërbimit sekret kësaj radhe nuk ka marrë ndonjë departament, por postin e zëvendëspresidentit dhe sipas informacioneve jozyrtare, ai do të ketë përgjegjësi që lidhen me industrinë e përkushtuar.

Vulin, një mik i mirë i presidentit Aleksandër Vuçiç, ishte jashtë detyrës vetëm për gjashtë muaj. Ai dha dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit më 3 nëntor 2023.

Në deklaratën që ai dha për këtë atë rast, falënderoi presidentin serb për “mundësinë për të mbrojtur serbët dhe Serbinë” dhe ka kërkuar që Vuçiç të mbetet “president i të gjithë serbëve”.

“Presidenti ynë dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe që mund të krahasohen vetëm me ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914. Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Nëse do të pranonin ta bënin këtë, kërkesa e radhës do të ishte dëbimi i investimeve kineze, varësia e pakushtëzuar teknologjike dhe ekonomike nga perëndimi, si dhe vazhdimi i shpërbërjes politike dhe territoriale të Serbisë dhe pranimi i vlerave perëndimore në të cilat nuk ka vend për familjen dhe kombin tradicional dhe në fund të fundit për drejtësinë sociale” – pati deklaruar atë kohë Vulin i cili gjithashtu nuk harroi të akuzonte SHBA-në dhe BE-në se “kërkonin kokën e tij” si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë.

“Për të mos u shqetësuar për Republikën Srpska dhe mbijetesën e saj dhe për të mos besuar në pashmangshmërinë e bashkimit të serbëve dhe krijimin e botës serbe, unë refuzoj të heq dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe vëllazërisë me Rusinë dhe Kinën.

Kjo është një fitore e vogël për SHBA-në dhe BE-në, por edhe një fitore e madhe për mua sepse dëshmova se për Serbinë dhe popullin serb ia vlen çdo sakrificë”- kishte theksuar Vulin.

Ambasada amerikane njoftoi menjëherë atë kohë se nuk kishin asnjë rol në vendimet e personelit të autoriteteve serbe”.

“Pozicioni ynë për zotin Vulin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet e SHBA. Mezi presim të vazhdojmë të thellojmë partneritetin tonë me Serbinë në rrugën drejt integrimit të saj të plotë në Evropë dhe komunitetin euroatlantik” – thuhej në reagim.

Gjatë kohës që Vulin ishte në krye të BIA-s serbe, mbahen mend për shumë skandale por “Ndoshta dështimi i tij më i madh dhe në të njëjtën kohë arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së tij ishte pikërisht moszbulimi i planeve të grupit të Radoiçiçit që mori pjesë në incidentin e armatosur në Banjska më 24 shtator”- thuhet në një deklaratë të Forumit, për sigurinë dhe demokracinë…………………..

Kur bëhet fjalë për postin e tij në departamentin e policisë, skandali më i madh u shkaktua nga përgjimi i opozitës ruse që u takuan në atë kohë në Beograd, një aferë që përfundoi me arrestimin e tyre.

Njëri prej tyre, Vladimir Kara-Murza, ka folur për këtë në një intervistë për të përditshmen “Nova” dhe ka treguar në detaje se si është ndjekur nga pjesëtarët e policisë serbe.

“Një javë pas takimit tonë, Vulin udhëtoi për në Moskë dhe personalisht çoi atje transkriptet e bisedave tona të përgjuara” – ka treguarMurza.

Rastësisht apo jo, pas dorëheqjes nga BIA, Vulin-it iu dha Urdhri i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) i nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin. Ai me atë rast tha se urdhri i është dhënë për meritat e tij në bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve ruse dhe serbe.

Më vonë presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik e emëroi atë anëtar të Senatit të Republikës Srpska. Dhe tani,  si përkrahës i teorisë së “botës serbe” ai është blrë pjesë e qeverisë së re serbe.

 

Continue Reading

Shkrime

Edhe njëherë: Erion Veliaj duhet të dorëhiqet menjëherë!

Nga Baton Haxhiu

Para pak orësh Erion Veliaj bëri një paraqitje të ethshme televizive duke i sulmuar egërsisht analistët televizivë me theks të veçantë.

I pushtuar nga frika e një procesi gjyqësor dhe ndjenja e pakëndshme e nxënies me presh në dorë në një mal aferash korrupsioni, Veliaj nuk hezitoi të kursejë cilësime fyese si ‘llum’, ‘maskarenj’, ‘interesaxhinj’ e ‘njerëz të poshtër’ ndaj analistëve televizivë, të cilët i kërkuan llogaridhënie politike për shpërthimin e skandaleve të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Kur presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt mbajti fjalimin e tij të famshëm mbi Katër Liritë më 6 janar 1941, ai vuri lirinë e shprehjes së pari.

Kryebashkiaku i Tiranës citon dukshëm presidentin amerikan pa e lexuar kurrë atë.

Pasi doli nga marrja në pyetje prej prokurorëve të SPAK-ut, për një ditë të tërë, kryebashkiaku i kryeqytetit ishte dukshëm në një gjendje konfuzioni.

Fillimisht i cilësoi disa herë prokurorët si “kolegët e tij”, më pas shpjegoi se ka bashkëpunuar me hetimin e inceneratorëve, duke iu referuar natyrshëm vetëm dokumenteve të qeverisë, sepse (deklaroi sërish) për punën e bashkisë, gjithçka është në rregull.

Por ajo që erdhi më pas ishte e pabesueshme.

Veliaj citoi Roosevelt-in duke thënë “Dua të gjykohem nga armiqtë e mi” dhe më pas sulmoi me dhunë të paparë një sërë gazetarësh dhe pronarësh mediash.

Jo vetëm që i ka fyer në grup, por i ka cituar një nga një, duke thënë se secili prej tyre ka bërë kërkesa në Bashki, duke paralajmëruar se të gjitha këto kërkesa do të refuzohen.

Në fakt, vizita e tij në SPAK dhe përfolja e shtuar publike e rasteve të korrupsionit brenda bashkisë është vetëm maja e ‘iceberg’-ut e një sistemi të frikshëm të vjedhjes sistematike, shkëmbimit të shërbimeve për interesave të ngushta dhe dhënies së favoreve ekonomike në këmbim të mbështetjes ekonomike të udhëhequr nga Erion Veliaj.

Nëse ‘Lali’ në majë të skemave kriminale mendon se unë duhet ta kursej nga kërkesa e dorëheqjes edhe në kushte kur tërë të emëruarit e tij janë përfshirë në hetim mëse të merituar kriminal, atëherë ai nuk është thjesht gabim, sepse shembulli i punës sime për tridhjetë vite në gazetari dhe angazhime publike tregon krejtësisht të kundërtën.

Po ashtu, gënjeshtra e tij se unë i paskam kërkuar ‘sondazhe’ me çmime të ‘panevojshme’ nuk shpërfaq thjeshtë brendësinë e një njeriu paskrupuj dhe mashtruesi.

Fundja, unë me Erion Veliajn kam bërë vetëm biseda shumë sipërfaqësore në gjithsej dy apo tre takime për tërë jetën time, sepse mungesa e personalitetit moral dhe cektësia e tij politike kanë shkaktuar brenda meje vazhdimisht një dëshirë të papërmbajtshme për të qëndruar sa më larg tij.

Sidoqoftë, shpikja e tij se kritika ime buron nga mospërmbushja e disa kërkesave për ‘sondazhe’ me ‘çmime të panevojshme’ shpërfaq nënvetëdijen e korruptuar të të parit të kryeqytetit të Shqipërisë.

Një fabulë e tillë buron nga një mendje, e cila edhe në nivelet më të skajme të gënjeshtrës, nuk mund të përfytyroj se kërkesa për dorëheqje vjen nga motivi i thjeshtë për llogaridhënie demokratike, mundësim të një hetimi pa presione institucionale dhe përgjegjësia politike nën kushte të një skandali të jashtëzakonshëm publik.

Këto nocione janë krejtësisht të huaja për një padinjitet si Veliaj sepse i tërë botëkuptimi i tij politik është transaksional: blerje dhe shitje e mbështetjes politike me shërbime e favore të ndryshme nga bashkia e interesave të tij.

Po ashtu, përfundimi i tij se unë jam një njeri i përzënë nga Kosova tregon më shumë sesa një pasaktësi faktike.

Unë vijoj të punoj pa reshtur në Kosovë e Shqipëri jo vetëm për t’i dhënë shtysë së mëtejme zhvillimit të gazetarisë mes dy vendeve por edhe duke shërbyer si një qytetar i angazhuar.

Në Kosovë, unë jam sulmuar për motive politike nga një parti në diskreditim e sipër si VV-ja e Albin Kurtit, gjuha helmuese e së cilës ka dhënë rezultatin e dhimbshëm për stërkeqjen mes marrëdhënieve ndër-shtetërore mes Kosovës e Shqipërisë, përçarjes së shqiptarëve në Preshevë, Maqedoni të Veriut dhe zvogëlimit të mbështetjes për një numër kërkesash kombëtare për shqiptarët në Mal të Zi.

Sido që të jetë, sot duket krejtësisht e qartë se sulmet e tyre të vrazhda në masë të madhe kanë qenë të motivuara për fshehje të përfshirjes së vetë atyre në skema mafioze.

Derisa dikur ata drejtonin gishtin kah meje si një prej udhëheqëseve të mafies energjetike të GEN-it, sot janë pikërisht eksponentët e VV-së të cilët po hetohen për shpërdorim të milionave me po të njëjtën kompani.

Me këtë logjikë, Veliaj është përzënë nga Kosova jo vetëm në dhjetëra fletërrufe politike që ka shkruar dora e shthurur e propagandistëve të partisë, por edhe në rastin kur Kryeministri i Kosovës i mbylli derën e zyrës së tij në mes të Prishtinës.

Vetë Veliaj dënonte gjuhën e përbaltjes të të njëjtit subjekt duke vepruar sipas praktikës politike të ‘djalit të Fahriut’ apo ‘suflerit të Orjolës’ në Tiranë.

Pse Veliaj përdor saktësisht të njëjtën logjikë ndaj meje?

Më kryesorja është se Veliaj është politikisht i zbrazët, njeri pa mendim personal dhe identitet politik.

Sjellja e tij nuk ndikohet prej asnjë pikëpamje ideologjike por krejtësisht prej nevojave për mbijetesë në rrethana të ndryshme politike.

Ai mund ta dënojë sot gjuhën e përbaltjes dhe nesër ta kultivojë atë, ai sot mund ta mbështesë politikën e përafrimit Kosovë-Shqipëri dhe t’i fryjë erës së përçarjes mes dy vendeve, ai mund të jetë sot në favor të politikave rajonale të Shqipërisë dhe nesër kundër tyre, varësisht nga efekti i mundshëm elektoral dhe interesi i tij financiar.

Në mungesë të një identiteti vetanak politik, Veliaj vë në përdorim një ligjëratë krejtësisht jokoherente politike të mbushur me plot kundërthënie dhe standarde të dyfishta. E rëndësishme mbetet gjithsesi se kjo valë akuzash e ofendimesh të shfrenuara është edhe një instrument politik në duart e një njeriu në situatë të dëshpëruar.

Ai përpiqet që ta pakësoj vlerën e kërkesës së drejtë për dorëheqje duke zvogëluar besueshmërinë personale të personave prapa kësaj dorëheqje.

Kjo megjithatë mbetet asgjë më shumë sesa një teknikë e dobët propagandimi e një njeriu të dyzuar mes show-it të shndritshëm të Instagramit dhe botës së errët të krimit të organizuar.

Mirë, Erion, e zëmë për një çast se të gjithë ne jemi edhe të poshtër, edhe maskarenj dhe asgjë hiç më shumë se një llum.

A e ndryshon kjo faktin se një kryetari të cilit i bien të gjithë drejtorët me rëndësi në një proces gjyqësor për skema kriminale, një figure politike e cili po ashtu është nën hetim nga SPAK dhe njeriu kryesor në krye të aferës së djegësëve duhet të japë dorëheqje në një shoqëri të mirëfilltë demokratike? Aspak.

Në fakt, dorëheqja është më e pakta sepse në një rrethanë normale do ishe prej kohësh i mbyllur në një hapësirë të ngushtë pas grilash.

Prandaj, në vend të luftërave shterpë për tërheqje të vëmendjeve të audiencave të militantëve patronazhistë, është më e udhës që diskutimi për këtë çështje të ndodhë brenda një kornize demokratike, sado e vështirë të jetë një ndërmarrje e tillë për ty.

E vështirë është, natyrisht, edhe të përplasesh pas shembullit të Saimir Tahirit, nga një artist i politikës së rrjeteve sociale me ëndrra të pambështetura për tu bërë një yll i politikës kombëtare, në një emblemë të stërkeqjes morale me shumë pak kontribute përmbajtjesore në sferën publike.

Asnjëherë s’e ke fituar asnjë garë politike.

Edhe diçka për fund.

Për mua që shkruaj ndër të tjera u qortova se kisha ardhur në Shqipëri, sepse isha dëbuar nga Kosova.

Në të njëjtën kohë, stafi i tij nga Bashkia ka shpërndarë një postim me fytyrat e gazetarëve të cituar: një listë e vërtetë eliminimi.

Unë që shkruaj nuk më pëlqen të flasë për veten time, por kryetari duhet ta dijë se ne shqiptarët e Kosovës i kemi rezistuar shumë persekutimeve dhe diskriminimeve të tjera, kemi jetuar një luftë.

Dhe ju gjithashtu mbani mend që ne e fituam atë.

Tani pyesim veten nëse një njeri që tregon një respekt kaq të ulët për mediat e vendit të tij dhe që shkon aq larg sa i kërcënon publikisht ato, duhet të lejohet të qeverisë kryeqytetin e një vendi që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Përsa i përket bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Kur Tommaso Buscetta u pendua dhe filloi t’i tregonte gjykatësit Falcone për organizimin e Cosa Nostra-s, ai pushoi së qeni mafioz.

Continue Reading

Shkrime

Vuçiç gjunjëzohet, përkulet dhe puth duar

Interesante, por edhe disi të pabesueshme, nëse i krahasojmë kur shfaqet brenda dhe jashtë vendit, paraqitjet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në adresimet e tij për opinionin vendor, nga Presidenca apo përmes disa mediave pro-qeveritare, Vuçiç sulmon të huajt, thotë se Serbia “nuk është një grusht tërshërë” dhe se askush sipas tij, nuk mund të vendosë për politikën që ajo ndjek. Pastaj çdo udhëtim I tij jashtë vendit dhe deklaratat që ai përcjell janë dukshëm tjetër gjë. Ai falënderon të huajt për mbështetjen, betohet për miqësi si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen dhe në vend që t’u japë përgjigje të forta të huajve, siç bën kur flet për opinionin serb Brenda vendit, ai merr goditje grushti mbi tryezë, si në rastin e Këshillit të Sigurimit, pasi doli lakuriq se po gënjente.

Ditët e fundit, presidenti i shtetit serb, ndoshet më shpesh në Nju Jork se sa në Beograd, ku po merr pjesë në lobimin ekipor kundër votimit të project rezolutës për Srebrenicën, teksa mediat proqeveritare po publikojnë suksese të mëdha dhe fitore diplomatike që presidenti po arrin me ekipin e tij, por realiteti fatkeqësisht nuk është aspak rozë. Asgjë nuk ka ndryshuar për asnjë pikë në raport me qëndrimet e mëparshme të partnerëve ndërkombëtarë në lidhje me rezolutën.

Së pari, kujtojmë se Vuçiç u përpoq të manipulojë  kryesuesen e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së  për Kosovën, Vanessa Fraser, dhe të kërkonte tre minuta shtesë për debatin, të cilën ajo e refuzoi me forcë dhe i tha presidentit se gjithçka ishte dakorduar në agjendën e mëparshme.
Duke përplasur grushtin e saj në tryezë, ajo e bëri Vuçiçin të vetëdijshëm se nuk mund të flasë të pavërteta dhe të mashtrojë ekipin e njerëzve që punojnë në OKB. Vuçiçit iu desh ta pranonte këtë, gjë që me shumë mundësi nuk do të ndodhte kurrë në Serbi, ku ai është i fokusuar vetëm te audienca dhe elektorati i tij.

Shembulli më i mirë për këtë është udhëtimi i fundit i kreut të shtetit në Francë, ku u takua me presidentin Emmanuel Macron. Takimi i tyre u prezantua në media si kulmi i miqësisë  dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Vucic tha se foli me presidentin Emmanuel Macron për tre orë dhe se ata patën një takim shumë të përzemërt.

Vetëm ky shembull vërteton se Vuçiç ka një  retorikë krejt tjetër kur është jashtë vendit dhe tjetër kur kthehet në Beograd dhe paraqet detajet e vizitës së tij.

Nuk ka rëndësi kush është në anën përballë tij, presidenti serb përgjigjet “pa frikë” dhe nuk përkulet, edhe pse ai është para një të fuqishmi.

Për këtë lloj qëndrimi kemi dëgjuar edhe për Vuçiçin në përballje me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kur e ka pyetur për kinezët gjatë takimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Nëse do ta shohim pamjen më të gjerë e me vërtetësi, përtej interpretimeve të Vuçiçit, shohim se “presidenti më i respektuar në historinë e fundit të Serbisë”, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Shtëpinë e Bardhë, duket sikur kishte shkuar atje për t’u marrë në pyetje nga Presidenti i SHBA. Fotoja e dërguar nga Zyra Ovale shkaktoi edhe reagimin tallës të miqve të tij rusë, të cilët e respektojnë Serbinë më shumë se kurrë falë njeriut që është në krye të saj……………..

Po të shkojmë edhe më tej, do ta shohim kreun e shtetit serb, se si gjatë festimit të 100 vjetorit të fitores në Luftën e Parë Botërore, është shtyrë tërësisht në rreshtin e fundit.

“Nuk kishte të bënte as me renditjen alfabetike, nuk e di se si dhe kush e kishte rregulluar në atë mënyrë, dhe nëse do të bëja një skandal atje, ju them se nuk ishte as koha as vendi” –  u tha Vuçiç atë kohë gazetarëve, dhe shtoi se “dyshon atë që ndodhi atje, por nuk mund të flasë publikisht për këtë”.

Dyshimet e atyre që pretendojnë se Vuçiç ka dy fytyra – një për të huajt dhe tjetrën për publikun vendas, ndoshta më së miri i ka përshkruar historiani Milan Protiç

“Ai jashë Serbisë gjunjëzohet, përkulet, puth duar. Kompleksi i tij i inferioritetit është i dukshëm, pavarësisht nëse është Putin, Xi Jinping, Trump, Biden. Sipas atyre që vjellin fjalë, ai është më i vogël se fara e lulëkuqes sepse e di që nuk vlen asgjë”
Dikur, gjatë një prej paraqitjeve të tij të shumta, i ftuar në kanalin e tij të preferuar televiziv ‘Pink’, presidenti u shpjegoi njerëzve se si bisedon me ambasadorët e vendeve të fuqishme, duke thënë se shpesh zemërohet për shkak të përpjekjeve të tyre për të vendosur Serbinë. Kujtoj se në vitin 2021 në Kosovë kishte një situatë krize, kështu që presidenti duhej të takohej me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it.

Pas takimit, Vuçiç, i cili zakonisht nuk flet për detajet e takimeve me dyer të mbyllura, tha se është përleshur me një ambasador, i cili ka kërkuar shpjegime se përse është vendosur ushtria serbe pranë vendkalimit administrativ.

“Doni të vendosni për mua dhe Serbinë, se ku do të lëvizë ushtria jonë në territorin e Serbisë qendrore? A je normal o njeri?! A je normal vëlla, a je normal?! Mund ta imagjinoni gjendjen emocionale në të cilën isha kur ia thashë këtë ambasadorit të një prej vendeve më të fuqishme në botë” – pati deklaruar plot krenari të shtirur presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

 

 

 

Continue Reading

OPINION

Kosova një pikë e zezë në hartën e Evropës

Nga Hisen Berisha

Pasojat e propagandës kundër shtetit, të këtyre qeveritarëve para dhe pas ardhjes në pushtet, tani po sjellin efektet domino.

Kur udhëheqin njerëzit e këqinj, marrin vendime të gabuara, atëherë populli e paguan çmimin e pasojave. Kjo po i ndodhë popullit të Kosovës aktualisht.

Ata menduan se duke etiketuar dhe denigruar shtetin dhe çdo arritje politike, ekonomike, sociale, të sigurisë dhe integrimeve, do të fitonin një pozicion të favorshëm dhe të besueshëm në arenën ndërkombëtare.

Tani po përballen me mekanizma ideologjik të “revolucionit me shamija të kuq”, të cilët vetë i kanë krijuar me propagandë dhe kauza të rrejshme. Tani ata duhet të shërbehen edhe mëtej me gjuhë elektorale për të mbijetuar vetë-viktimizimin!

Shikoni se si po bëhen investimet në infrastrukturë rrugore, arsim, shëndetësi, çështje sociale dhe për mundësi të barabarta punësimi (me rekomandime partiake), dhe në fushën e sigurisë në veçanti. Abuzim i pa parë me paranë publike dhe taksat e qyetarëve, i cili duhet hetuar nga organet përkatëse dhe Zyra Kombëtare e Auditimit.

Një qeveri e përgjegjshme përgatitet gjithmonë për luftë, e ngrit dhe siguron sigurinë e saj, por nuk flasin hapur për luftë.Propaganda si mjet linçues, paranojat, dhe frikësimi i qytetarëve janë mekanizma për të mbajtur nën kontroll emocionet e qytetarëve, bashkë me varfërimin ekonomik si doktrinë dhe varësinë sociale, si mekanizëm i regjimeve të majta dhe totalitare, për të udhëhequr/sunduar më lehtë me qytetarët duke i mbajtur të lidhur me pushtetin.

Nga Serbia, pritet gjithmonë luftë hibride dhe jo vetëm, por edhe konvencionale, në rastin e parë historik dhe politik, po t’iu jepet.Serbia ka vazhduar të angazhohet në luftë hibride në Kosovë që nga çlirimi në vitin 1999, duke filluar me organizimin e “Rojeve të Urës” deri te rasti i “Banjes”.

Qeveria duhet të flasë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake për mbrojtjen dhe sigurinë, si dhe për gatishmërinë luftarake nëse ka sinjale, dhe jo të flasë hapur për luftë.

Prandaj, ky është një kërcënim i vjetër, sa ekzistenca e dy kombëve tona, dhe asnjë tregues ushtarak ose gjeopolitik nuk është ndryshuar, përveç përparësive të sojit neokomunist që po përhapen dhe po bëhen kërcënim për shfarosjen e qytetarëve, me pretekstin, nëse nuk i rivotojmë ata.

Sa i përket natyrës së qeverisjes sonë, raportet ndërkombëtare për Kosovën, si ai i Freedom House dhe veçanërisht ai i Departamentit të Shtetit të SHBA, flasin me tone tëjet shqetësuese.

A nuk e vëren kjo qeveri se, me propaganden e revolucionit me shamija të kuqe dhe veprimet e tyre politike, po e bëjnë Kosovën një pikë të zezë në hartën e Evropës?!

Continue Reading

Shkrime

E vetmja dritë në fundin e tunelit të Metës janë…

Nga Namir Lapardhaja

Kjo ironia e sotme e Ilir Metës me 7×7=42, më kujton përmbytjen e Urës Vajgurore në vitin 2018.

Në atë kohë, doli lumi dhe i mori përpara të gjitha, të mbjellat, fushat, shtëpitë, balta u fut dhe notonte në dhomat e gjumit të banorëve. Gjithçka u përmbyt.

Siç e donte zakoni, Edi Rama u shfaq në fshatrat e përmbytur dhe një ndër banorët, tek shtëpia e të cilit kuzhina dhe dhoma e gjumit notonin në ujë, balta kishte arrit deri në tavan dhe gjithçka kishte dalë jashtë përdorimit, bëri të njëjtën batutë të Ilir Metës: “Hë, si tha ai në Parlament? 7×7=42!”

Edhe Ilir Meta sot vetëm se me dallimin që shtëpia e atij banori pas një farë kohe u pastrua nga uji dhe nga balta dhe me vështirësi, por iu rikthye normalitetit, ndërsa kjo përmbytje në “Shtëpinë e Lirisë”, kjo hata dhe ky qamet, kjo çmendje dhe kjo çmeritje, kjo marrje malesh dhe kjo nëmitje, kjo marrëzi dhe kjo babëzi, kjo frikë dhe kjo paudhësi, është e pashpresë, është e paudhë, është e pa shteg, është e parrugëdalje, është një përpjekje e kot drejt askundit, është një tunel në fund të së cilit e vetmja dritë që shfaqet janë prangat e Altin Dumanit dhe Sotir Kllapit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING