Connect with us

Ekonomi

2.1 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë 9-mujorit/ Hyrjet nga Spanja ranë me 90%

Published

on

/ATSH/

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në nëntëmujorin 2020 është 2.122.202, duke rënë me 61,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

INSTAT publikoi sot raportin mbi lëvizjen e shtetasve, sipas të cilit përgjatë nëntë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 45,2 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në nëntëmujorin e 2020-s ka pësua rënie.

Referuar të dhënave të INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në nëntëmujorin 2020, është 2.208.821 duke rënë 50,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Renia e lartë e shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar vjen si rezultat i masave të rrepta kufizuese që po zbatojnë autoritetet në të gjithë botën për të parandaluar përhapjen  e infeksionit të COVID-19, ku kufizimi i lëvizjes është ndër masat kryesore.

Shqipërinë e kanë vizituar gjatë vitit 2019 një numër rekord prej 6.4 milionë të huajsh, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT.

 

Ekonomi

Kosova dhe Shqipëria vendet më të varfra në rajon

Published

on

By

Është publikuar renditja e shteteve të botës nga i pasuri tek më i varfëri për 2022.  Sipas këtyre të dhënave, Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për kokë banori.

Revista “Global Finance” e cila ofron raporte ekonomike, listime apo edhe lajme financiare, ka publikuar renditjen e shteteve të botës nga më i pasuri tek më i varfëri për vitin 2022.Shifrat i referohen Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në publikimin “Prespektiva Ekonomike Botërore, Prill 2022”.

Sipas këtyre të dhënave, për vitin 2022 Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për kokë banori.

Shqipëria renditet e 90-ta mes 192 vendeve në total të marra në analizë me PBB për frymë në 17,383 dollarë.

Matja e vendeve të pasura dhe të varfër bëhet referuar PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse.

Produkti i brendshëm bruto është i konvertuar në dollarë ndërkombëtarë duke përdorur normat e barazisë së fuqisë blerëse.

Kjo matje bëhet pasi nëse do të merrnim parasysh vetëm produktin e brendshëm bruto të një vendi gjatë një viti, atëherë do na duhet të konkludojmë se kombet më të pasura janë pikërisht ato me GDP-në më të lartë si Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia apo Gjermania. Kështu, për të patur të dhëna më të sakta sa i përket vendeve më të pasura dhe atyre më të varfëra, sipas Global Finance, është e preferueshme që vendet të jenë edhe egalitare, pra të barabarta ekonomikisht.

Për të vlerësuar se sa të pasur janë qytetarët e një vendi, është e nevojshme të kuptohet se sa mund të blejnë. Pra kur krahasojmë GDP-në për frymë midis vendeve, PBB-ja duhet të rregullohet për barazinë e fuqisë blerëse, gjë që na ndihmon të marrim parasysh normat e inflacionit dhe çmimin e mallrave dhe shërbimeve në çdo vend të caktuar.

Sipas kësaj metodologjie vendi më i pasur në botë është Luksemburgu me PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse deri në 140,694 dollarë. Vendi dytë më i pasur është Singapori, ndjekur nga Irlanda dhe Katari.

Në fillim të listës vijojnë edhe vende si Zvicra Emiratet e bashkuara Arabe, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara në vend të shtatë me 76,027 dollarë për frymë. Por cilat janë vendet më të varfëra të botës? Listimi i tyre sipas PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerë tregon se në fund të listës janë vende si Burundi, Sudani i Jugut, Somalia, Nigeria, Republika e Kongos dhe vende të tjera afrikane.

Në rajon, sipas renditjes, Kosova dhe Shqipëria janë më të varfërat në rajon, duke u radhitur në vendet 105 dhe 90, respektivisht. Mali i Zi kryeson në rajon si vendi më i pasur me PBB më të lartë për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse. Renditet në vend të 69-të në botë me 24,878 dollarë.

Më pas vjen Serbia dhe Maqedonia e Veriut të renditur në vend të 72 dhe 78 respektivisht. Bosnje Hercegovina në këtë renditje qëndron në vend të 88-të me 17,471 dollarë për frymë.

Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind.

Të dhënat e fundit të ASK-së për tregun e punës tregojnë se nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar, ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë.

Sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Kosova, si shumë vende të botës, po përballet me rritje të inflacionit, që ka nisur me pandeminë COVID-19 dhe ka marrë hov pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit në muajin e kaluar është  rritur për 14 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Continue Reading

Ekonomi

6000 tonë grurë nga Ukraina drejt Shqipërisë

Published

on

By

Një anije me 6000 tonë grurë nga Ukraina po udhëton drejt Shqipërisë. “Jaohar Ranim” pritet të mbërrijë në Durrës më 10 gusht. Gruri po transportohet për një kompani mielli në Tiranë.

Kjo është anija e parë që vjen nga Ukraina që prej pushtimit rus më 24 shkurt

Anija është ngarkuar me mall më 28 korrik në Izmail të Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa. Aktualisht “Jaohar Ranim” ndodhet në ujërat greke të Jonit.

Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Continue Reading

Ekonomi

Bien turistët, shkak rënia e euros dhe rritja e çmimeve

Published

on

By

Plazhi i Shëngjinit u bë vitet e fundit një nga destinacionet me popullore për pushuesit nga Kosova, për shkak të afërsisë vetëm dy orë larg me detin nëpërmjet rrugës së Kombit, por këtë vit duket se gjitha ka ndryshuar për keq.

Popullimi i plazheve ka rënë me 50%, ndërkohë baret dhe restorantet pohojnë se aktiviteti ka rënë së paku 30-40 për qind.

Gj. Gega i cili prej vitesh administron një seri apartamentesh me qira në zonën me të populluar të qytetit, tha se pavarësisht se çmimet nuk janë rritur këtë vit, ka më pak pushues. Ai tha se shkak për rënien e turistëve po bëhen çmimet më të larta të ushqimeve si në supermarkete dhe restorante. Gjithashtu pushuesit pohojnë se, rënia e euros po rezulton një kosto shtesë për turistët nga Kosova.

Krahas rritës së përgjithshme të çmimeve, këtë vit me të njëjtën sasi eurosh merr më pak lek, e për rrjedhojë më pak furnizime. Zoti Gega pohon se, gjithashtu marketet në periudhën e korrikut dhe gushtit në zonën e Shëngjinit i shesin produktet gati 30% më shtrenjtë se në Tiranë ose në Lezhë.

Administratorët e njësive të pushimit në Shëngjin pohojnë se, kapacitet akomoduese në zonë janë rritur me shpejtësi vitet e fundit. Ata shpjegojnë se oferta për banesa në zonën e Shëngjinit po rritet me ritme më të shpejta se, numri i turistëve. Shpërndarja e turistëve ka sjellë boshatisje të disa plazheve dhe restoranteve që vitet e kaluara punonin me mbingarkesë.

Nga ana tjetër pushuesit vlerësojnë rregullin dhe pastërtinë në plazh. Bashkia e Lezhës gjatë sezonit turistik bën një organizim të posaçëm në qytet, duke filluar që nga rregullimi i trafikut në zonën e plazheve dhe menaxhimi i mbeturinave. Një seri policësh bashkitë orientojnë pushuesit të hedhin mbeturina në orare në mënyrë që zona të jetë gjithmonë e pastër nga mbeturinat.

Për largimin e turistëve duket se është bërë shkak edhe shërbimi i dobët. Farie Demushi e cila prej vitesh jeton jashtë vendit dhe ka frekuentuar shpesh plazhet e vendit tonë, është e pakënaqur nga shërbimi. Shumë turistë nga Kosova mendojnë në këtë mënyrë. Operatorët kanë investuar në objekte dhe jo në burime njerëzore duke u bërë shkak kështu për rritjen e “armiqësisë” të turistëve me plazhet e vendit.

Operatorët në mungesë për punonjës, rriten rrogat e stafit

Picieri është një nga profesionet e paguara në Shqipëri gjatë sezonit turistik. Në muajt qershor, korrik dhe gusht një të tillë nuk e gjen më pak se 1500 euro rrogë. Në jug kushton edhe më shumë.

Marius Dushku i cili këtë vit po punon në Shëngjin pohon se dy vitet e fundit rroga e tij është rritur së paku me 30%.

“Aktualisht që po flasim kam rreth 6 oferta për punë. Rroga po rritet nga sezoni në sezon. Nuk ja vlen as të emigrosh” tha ai.

Vitet e fundit turizmi ka nxitur shërbimet fast- food sidomos picat. Ky është një nga produktet më të konsumuara në vendin tonë, ndaj profesioni i picierit dhe kuzhinierit është mjaft i kërkuar, sidomos në kohën e plazhit dhe rrogat janë mjaft të larta.

Por megjithë rritjen e rrogave mungesa e stafit është një problem. Emigracioni i lartë i të rinjve po krijon një hendek të madh në tregun e punës, teksa bizneset nuk përvojën e duhur për tu përballur me këtë fenomen.

/monitor/

Continue Reading

Aktualitet

3 arsyet pse siguracionin ‘Karton Jeshil’ duhet ta merrni nga SIGAL UNIQA

Published

on

By

Gushti parashikohet të jetë muaji më i nxehtë i vitit dhe shumë prej nesh kanë nisur tashmë
pushimet verore me zonat bregdetare janë destinacionet e preferuara.
Disa zgjedhin Shqipërisë, ndërsa disa të tjerë duan të shijojnë pushimet jashtë vendit.
Por rrugët e shteteve të tjera, të panjohura për ne, përmbajnë jo pak risqe, ndaj çdokush që
kalon kufirin shqiptar duhet të ketë në makinë siguracionin “Karton Jeshil”.

Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?

1. Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë
Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
2. Mospaisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku
udhëtoni.

3. Mospasurit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia
vendase.
4. Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i
mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e
dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit DUHET të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai
shkakton, që mund të arrijë në miliona euro

Përse “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA Group Austria?

1. Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident
(një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo
pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me
kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni
kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
2. SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo
laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
3. Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo
klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën
Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

1. Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
2. Shërbim karroatreci
3. Riparim në vend i automjetit
4. Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
5. Parkim
6. Akomodimi në hotel
7. Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi
të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

“Kartoni Jeshil”, për një afat 15-ditor, kushton vetëm 40 euro dhe dëmi më i madh, paguar së
fundmi, ka qenë mbi 1.6 milion euro. Ndërsa rezerva e demit për këtë kategori është
11.574.481 euro për 1105 dëme, çka do të thotë mesatarisht 11 mijë euro për dëm.

Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen Kartoni Jeshil:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi,
Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari,
Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë,
Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi,
Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.

Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionin “Karton Jeshil” me vete pasi një dëm i vogël
mund të ketë kosto aq të madhe sa të mos përballohet edhe gjatë gjithë jetës suaj…
BLI ONLINE Siguracionin “Karton Jeshil” në pak minuta në:

RRUGË TË MBARË ME SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

Për çdo pyetje shkruani në WhatsApp, në numrin +355 68 60 62829
ose dërgoni e-mail në [email protected]

Continue Reading

Ekonomi

Popullsia e Shqipërisë në rënie, vendi i 10-të në botë

Published

on

By

Shqipëria renditet në vend të 10-të në listën me 20 shtetet me rënien më të madhe të popullsisë në botë deri në vitin 2050. Deri në këtë vit, pritet që popullsia shqiptare të tkurret me 15.8%.

Raporti i Visual Capitalist, i Kombeve të Bashkuara parashikon se deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë do të zbresë në 2.5 MLN banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 MLN banorë.

RAPORTI I VISUAL CAPITALIST SHKRUAN:

Janë një numër vendesh që duket se po tkurren për nga perspektiva e popullsisë. Për të hedhur pak dritë mbi këtë prirje disi befasuese, ne kemi vizualizuar 20 vendet kryesore sipas rënies së popullsisë.

Tabela e mësipërme rendit vendet sipas shkallës së tyre të rënies së popullsisë, bazuar në shkallën e parashikuar të ndryshimit midis vitit 2020 dhe 2050 dhe duke përdorur të dhëna nga Kombet e Bashkuara.

Shumë nga këto vende ndodhen në ose afër Evropës Lindore, për arsye që do t’i diskutojmë më poshtë.

Çështja e parë është lindshmëria, e cila sipas Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare (PIIE), ka rënë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Në të gjithë rajonin, numri mesatar i fëmijëve për grua ra nga 2.1 në vitin 1988 në 1.2 deri në vitin 1998.

Normat e lindjeve janë rikuperuar pak që atëherë, por nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar vdekjet dhe emigracionin, që i referohet qytetarëve që largohen nga vendi i tyre për të jetuar diku tjetër.

Evropa Lindore pa disa valë emigracioni pas zgjerimit të kufijve të Bashkimit Evropian (BE) në 2004-ën dhe 2007-ën. PIIE raporton se deri në vitin 2016, 6.3 milionë europiano-lindorë banonin në shtete të tjera të BE-së.

Në këtë grup të dhënash ka dy vende të jashtme që ndodhen gjeografikisht në të dyja anët e Evropës.

Japonia E para është Japonia, ku nivelet e lindjeve kanë rënë vazhdimisht që nga viti 1970. Megjithatë, deri në vitin 2010, popullsia e përgjithshme e vendit filloi të tkurret.

Nga shifrat, situata duket e rëndë. Në vitin 2021, 811,604 foshnja lindën në Japoni, ndërsa 1.44 milionë njerëz vdiqën. Si rezultat i niveleve të ulëta të lindjeve, ishulli ka gjithashtu moshën mesatare më të lartë në botë, 49 vjeç.

Qeveria japoneze ka prezantuar programe të ndryshme sociale për të bërë më tërheqës të pasurit fëmijë, por këto nuk duket se po arrijnë në rrënjën e problemit.

Kuba Vendi i dytë është Kuba, dhe është i vetmi që nuk ndodhet në hemisferën lindore. Shkalla e lindshmërisë së Kubës me 1.7 fëmijë për grua është më e ulëta në rajonin e Amerikës Latine. Mund të krahasohet me vende si Meksika (2.2), Paraguaj (2.5) dhe Guatemala (3.0).

Emigracioni i Kubës është gjithashtu tepër i ulët në krahasim me vendet fqinje. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, emigrantët përbëjnë vetëm 0.1% të popullsisë së përgjithshme të saj.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING