Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Nafta e gjetur në Shpirag, Rama: E cilësisë më të lartë

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat, sa i takon kërkimeve për nxjerrjen e naftës në Shpirag. Rama thotë se pas një punë 10-vjeçare shpimi ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës dhe tashmë. Kreu i qeverisë tha se është prekur një rezervë e madhe naftë e cilësisë së lartë dhe sipas analizave krahasohet me naftën premuim të Arabisë Saudite.

Rezerva është aty, në 2002 km në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave, si rezultat i formacionit gjeologjik. Ende nuk është cekur uji, që është nën rezervën, çka prezumon që madhësia e rezervës mudn të jetë edhe më e madhe. Nuk flasim dot për shifra konkrete. Informacionet në këtë fazë janë jo vetën konfidenciale, por pa marrë rezultatin e testit final që përcakton nëse nxjerrja  e kësaj pasurie është e arsyeshme nga pikëpamja financiare. Nëse do ishte më i kushtueshëm se sa përfitimi, kuptohet që rezerva mbetet aty për një kohë tjetër kur teknologjia mund të avancojë në përmasa që sot nuk janë. Edhe pse shell ka përdorur teknologjinë më të fundit. Testi do nisë në tetor dhe rezultatet bazohen në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del mbi sipërfaqe. Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë, hëra e parë që kjo ndodh në vendon tonë. Sipas analizave të bëra në Holandë është naftë e së njëtës cilësi të naftës premuim të Arabisë Saudite.

Rama: Vijojnë kërkimet për naftë në fushën e Dumresë, kemi të dhëna optimiste

1692785159_rama.jpgTeksa në Shpirag është gjetur një rezervë nafte, kryeministri Edi Rama thotë se paralelisht po vijojnë kërkimet edhe në fushën e Dumresë në Divjakë. Rama tha se ka të dhëna optimiste, por kompania italiane Eni është pak mbrapa, për shkak se u bllokua nga pandemia COVID-19, por puna ka nisur.“Në Shqipëri ka filluar kërkimet në fushën e Dumresë, ku një tjetër kolos global në fushën e shfrytëzimit të burimeve nëntokësore natyrore, kompania italiane ‘Eni’ është në punë. Kemi të dhëna optimiste por puna është në një stad pak më fillestar sepse kompania italiane hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë të procesit. Besoj shumë që impakti i kësaj zone të re të”, tha Rama.

Nafta në Shpirag, Rama: Do ketë impakt direkt tek pensionet, sistemi arsimor e shëndetësor

1692785170_rama.jpgKryeministri Edi Rama duke folur për naftën e gjetur në Shpirag thotë se nëse do ketë sukses do jetë një mbështetje e madhe për qytetarët e Shqipërisë. Ai thotë se rezerva e naftës do ketë ndikim impakt tek pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve. Pasi taksat do administrohen nga një fond sovran.Rama tha se në qeverisjet e mëparshme është abuzuar me burimet tona natyrore dhe se më mendjen e qytetarëve është bërë sinonim i fjalës vjedhje.

“Për fat të keq, për shkak të keqqeverisjes dhe abuzimit historik me burimet tona natyrore, i dimë mirë dhe mos t’i kthehemi historive me AlbPetrol, Patos Marinëz, lloj lloj lidhjesh të errëta. Fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptarëve është bërë sinonim i fjalës vjedhje. E vërteta është se nuk është se kemi pasur deri tani ndonjë pasuri të jashtëzakonshme si vend flas. Burimet kanë qenë modeste të keqpërdorua. Koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, dorëzim i sovranitetit dhe dorëzim i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vet në këtë pasuri, tek konsecionarë lloj lloj. Edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar.

Dua të them se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi me të gjitha mundësitë, duke u gjetur përballë situatash kontraktuale të blinduara, por ama për këto kërkime në këtë territor të fushës së burimeve tona ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes së shtetit në këto kontrata dhe kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale të një niveli ndërkombëtar. Kështu që të gjithë duhet të jenë sot të bindur se kjo pasuri e madhe është edhe e tij dhe kjo pasuri e madhe do jetë një mbështetje për çdo njërin. Nuk e kam fjalën që do marrë një kovë me naftë, apo lek në dorë, por përfitimi ekonomik dhe financiar nga kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arrestimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit”, tha Rama.

Nafta në Shpirag, në tetor nis faza e testimit, në fund të dhjetorit SHELL publikon rezultatet e vendos për investimet

1692785261_rama.jpgMësohet se në fillim të muajit tetor do të nisë faza e testimit.“Nafta e nxjerrë është e cilësisë së lartë, e krahasuar nga laboratorët e SHELL si një nga naftat e cilësisë më të lartë, por është për tu përcaktuar në të ardhmen ndarja e këtij produkti. Në këto momente po punohet me SHELL për të bërë ndarjen e nënproduktit gazi, nafta e acidi sulfurik” deklaroi Ministrja e Energjetikës, Belinda  Balluku.

Ndërkohë mësohet se nga fundi i tetorit dhe në fund të dhjetorit, fillim janari do të ketë një rezultat publik nga vetë kompania SHELL që do të deklarojë dhe do të vendosë të marrë dhe vendimin për krijimin e infrastrukturës nga industria e ndarjes tek burimi më pas tek transporti që duhet bërë.

Rama: Taksat e naftës do të administrohen nga fondi sovran! Fond investimesh që shumëfishohet në tregun ndërkombëtar

1692785896_rama.jpgTaksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag dhe që parashikohet të jenë qindra milionë dollarë në vit qeveria planifikon t’i administrojë ato nga Fondi Sovran.Gjithashtu është konsultuar dhe me fondin sovran të Norvegjisë.

“Fondi Sovran do të ketë profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe balancimin e barrës së tmerrshme të trashëguar nga e kaluara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend e nuk patën pjesën e tyre dhe të atyre që lindin dhe kanë të dretjën të kenë pjesën e tyre.

Fondi sonvran është fond investimesh që një pjesë e të ardhurave i vendos për të shumëfishuar në tregun ndërkombëtar. Po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar në universitetin e Harvardit. Fondi sovran serioz dhe me pergjegjesi të madhe”

 

LAJMI I FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. ‘Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.

Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Balla takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun Cleverly, çfarë diskutuan palët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Loja “kukafshehti” me policinë dështon keq, përfundon në pranga shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik.

Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

S’kam siguri fizike/ Diplomati i Kosovës paralajmëron Serbinë

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndaluar së ofruari siguri fizike për të si diplomat. “Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht lajmin, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe po ashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë!” – ka shkruar Haxholli në Facebook. Këtë veprim të shtetit serb, ai e ka cilësuar si një precedent të rrezikshëm, dhe shtoi se nuk është “i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar”. “Sigurisht që Serbisë nuk i konvenon prezenca diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjes për njohje de facto” – u shpreh diplomati Sidoqoftë, theksoi Haxholli, “kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING