Aktualitet
50 mijë lekë dhe disa paketa cigaresh/ Dy persona vjedhin tabakinon (PAMJET)
Dy persona të maskuar kanë “mësyrë” dhe kanë vjedhur një dyqan tabakino në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik. Bazuar në informacionet paraprake autorët kanë arritur të marrin rreth 500 mijë lekë të vjetra (50 mijë të reja), si edhe paketa cigaresh.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, dhe të dy grabitësit pas vjedhjes janë larguar në drejtim të paditur. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre për shkak se është e vështirë të dallohen nga pamjet e sigurisë së biznesit.
Ndërsa zona përreth dhe rruga që mund të kenë ndjekur autorët nuk është e mbukluar me kamera sigurie, sipas burimeve paraprake nga policia të cilat nuk janë zyrtare.
Ende nuk është bërë një komunikatë zyrtare nga shërbimet e policisë në lidhje me rastin në fjalë.