Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e enjte (29 tetor) seancën e radhës plenare, teksa në vend vijojnë protestat.

Sipas urdhrit të nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, seanca është përcaktuar të mbahet në orën 10:00.

Ndër çështjet kryesore në rendin e ditës janë interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shqyrtimi i projektligjeve për Bankën e Shqipërisë, Këshillin Fiskal dhe mbrojtjen e konsumatorit, si dhe ndryshimet në legjislacionin për biznesin, shoqëritë tregtare dhe administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.