Kronike
Policia ‘zbarkon’ në terren, aksion për gjetjen e Ervis Martinaj
Policia e Shtetit ka nisur një aksion kontrolli në të gjithë zonën e Fushë Kuqes por nuk ka asnjë shenjë të tij në vendin tonë.
KURBIN– Detaje të reja janë mësuar lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se pas denoncimit të bërë nga xhaxhai i 40-vjeçarit, menjëherë Policia e Shtetit ka nisur një aksion kontrolli në të gjithë zonën e Fushë Kuqes por nuk ka asnjë shenjë të tij në vendin tonë.
Prej kohësh ai mendohet se ndodhej në Dubai, por faktet flasin për të kundërtën. Madje pretendohej se ai ka qenë në Shqipëri në kohën kur u vra dhe kushëriri i tij, Brilant Martinaj. Familjarët pretendonin se nuk kishin kontakte të drejtpërdrejta me të, por informoheshin nga shokët e tij. Këta të fundit janë ata që informuan familjarët se prej kohësh nuk dëgjonin më lajme prej tij.