Connect with us

Pinknews

Dua Lipa magjepsëse me paraqitjen në ditlindjen e saj

Ajo feston sot (e hënë) ditëlindjen e 27-të.

Dhe Dua Lipa bëri një paraqitje së fundmi në Instagram për t’u ofruar 85.9 milionë ndjekësve të saj një pjesë të ‘javës së ditëlindjes’.

Këngëtarja dukej e mahnitshme në një palë sytjena me plot shkëlqim dhe taka të larta, ndërkohë që festonte me miqtë në një bregdet.

Krijuesja e hitit “Physical” është shfaqur e mrekullueshme në setin e kompletuar me një fund të gjatë të bardhë.

Më vonë, në mbrëmje ajo shfaqi fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm teksa shtriu këmbën pothuajse te koka e saj.

Dua gjithashtu veshi një xhaketë xhins para se ta hiqte atë ndërsa kërcente gjatë natës.

Duke pozuar në mjediset e harlisur të hotelit të saj të mrekullueshëm, bukuroshja me flokë të zeza më vonë u drejtua për darkë ku u befasua me një tortë ditëlindjeje.

Bukuroshja nga Kosova këto ditë ka qëndruar në Shqipëri, gjegjësisht në jug të këtij vendi.
Ata kanë kaluar një kohë të mirë së bashku me familjen, gjersa janë në pritje të festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet në Tiranë.

 

 

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *