Connect with us

Kosova

Kosovë/ Shqiptarët të sigurt me KFOR-in, serbët duan largimin e trupave

Misioni i KFOR-it vazhdon të ketë prezencë të shtuar në veri të vendit në kohën kur Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë marrëveshje për të ulur tensionet rreth targave dhe reciprocitetit me dokumentat. Shqiptarët ndihen më të sigurt me prezencën e KFOR-it atje, por serbët e Mitrovicës së Veriut kërkojnë largimin e NATO-s nga Kosova.

Autoblindat e ushtarët e NATO-s vazhdojnë të jenë në numër më të madh në rrugën që çon në këtë pikë kufitare, por edhe në atë të Jarinjes.

Prezenca e shtuar e ushtarëve të KFOR-it ka nisur mos t’i pëlqej Aleksandar Vuciçit. Presidenti serb ka thënë se prezenca dhe postblloqet e KFOR-it po pengojnë qarkullimin e serbëve dhe ka kritikuar misionin për stërvitjet e përbashkëta me FSK-në.

Një ditë pas kësaj deklarate të Vuciçit janë shfaqur grafite të reja në veri. Kësaj radhe kundër aleancës ushtarake veri-atlantike, ku Kosova synon të anëtarësohet.

“NATO shko në shtëpi. Kjo është Serbia”, thuhet në disa mbishkrime te vendosura në sheshin “Car Llazar” të Mitrovicës së Veriut.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *