Connect with us

Kronike

Çelësi magjik…Grekët kërkojnë Miço shqiptarin…

Policia greke mendon se ka zbërthyer një rrjet të mirëfilltë kriminal të përbërë nga shqiptarë dhe grekë, të cilët vidhnin makina, i çmontonin nëpër servise dhe më pas i shisnin për pjesë duke humbur kështu gjurmët e automjeteve brenda pak orësh.

Pjesë e bandës të identifikuar deri më tani janë një grek, pronar i një servisi makinash në Athinë si edhe një shqiptar i quajtur “Miço”.

Greku është arrestuar, ndërkohë që “Miço” është arratisur dhe nuk dihet ku gjendet. “Puna” u shkonte “vaj” grupit të tyre deri në datën 18 gusht kur një grua nga Athina konstatoi se nuk e kishte më makinën në vendin ku e kishte parkuar

Gruaja kishte instaluar një GPS në makinën e saj tip “Hyundai” ngjyrë gri dhe menjëherë pasi konstatoi se nuk e kishte aty, filloi të gjurmonte sinjalin e GPS-it. Pronarja e makinës konstatoi se makina ndodhej disa dhjetra kilometra më tej dhe filloi ta ndjekë sinjalin deri sa u gjend para një servisi makinash.

Ajo tregon para policëve dhe është futur në servis dhe te makina e saj ka gjetur një burrë që po e çmontonte. Kur e ka pyetur se kush e ka këtë makinë, gruaja thotë se ka marrë përgjigjen: “E ka sjellë këtu një shqiptar me emrin Miço për ta rregulluar”.

Gruaja njoftoi menjëherë policinë pas këtij konstatimi, të cilët me të arritur në vendin e ngjarjes kanë marrë në pyetje pronarin e servisit, ndërkohë që kanë gjetur edhe pjesë të tjera makinash. Greku, pronar i servisit është shprehur se nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme por policia dyshon se ai ka çmontuar edhe shumë makina të tjera, të cilat janë vjedhur nga “Miço” shqiptari me “çelsin e tij magjik”

Policia dyshon se grupi ka përdorur një teknikë të njohur tani për vjedhjen e makinave siç është ajo e një çelsi universal, i cili pret sinjalin e dhënë nga çelsi origjinal dhe i jep idenë e rreme pronarit se e ka mbyllur makinën. Pas kësaj, hajdutët futen në makinë, e ndezin dhe largohen të qetë.

Plani funksiononte për bukuri me interes të tyre, por duket se nuk u kishte shkuar mendja se dikush mund të vendosë GPS.

Policia greke dyshon për të paktëne dhe një makinë tjetër të vjedhur, një “Mercedes CLK”, pjesë të të cilit i gjetën në servisin e makinave të grekut të arrestuar.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *