Aktualitet
Fytyra e multimilionerit të propagandës së Putin
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka publikuar sot fytyrën e propagandës së Kremlinit i cili është Dmitri Peskov, zëdhënësi i Putin që prej vitit 2008. Sipas tyre Peskov ka luajtur rol kyç në dezinformim dhe propagandë.
Ambasada e SHBA-ve gjithashtu shton më tej se Peskov, para luftës në Ukrainë u siguruar atë mohonte vazhdimisht pushtimin e fqinjit të saj. Shërbimi ndaj Putin ka qenë mjaft fitimprurës për Peskov i cili edhe një nënpunës i thjeshtë civil, ai sëbashku me familjen e tij janë multimilionerë.
‘Fytyrat e Propagandës së Kremlinit | Dmitri Peskov ka shërbyer si zëdhënës i Vladimir Putinit që prej vitit 2008. Në këtë cilësi, ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin me polonium të ish-oficerit të inteligjencës ruse Alexander Litvinenko në vitin 2006, helmimin me Novichok të ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skirpal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018 dhe helmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në vitin 2020.
Përpara se Putini të niste luftën e tij të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës, Peskov mohoi vazhdimisht se Rusia kishte ndonjë qëllim për të pushtuar fqinjin e saj. Ai pohoi në mënyrë të rreme se Rusia nuk përbënte kërcënim për Ukrainën, se Rusia nuk kishte sulmuar kurrë asnjë komb tjetër dhe se Rusia do të ishte “vendi i fundit në Evropë” që mund të mendonte për fillimin e një lufte. Shërbimi ndaj Putinit ka qenë fitimprurës për Peskovin dhe pavarësisht se ka qenë nëpunës civil gjatë gjithë karrierës së tij, ai dhe familja e tij tani janë multimilionerë.’- shkruhet në një pjesë të njoftimit të ambasadës.
Më 3 mars, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Peskov . Australia, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian (BE) gjithashtu kanë sanksionuar Peskov. Më 11 mars, Departamenti i Thesarit i SHBA-së sanksionoi gjithashtu tre nga anëtarët e ngushtë të familjes së Peskov, të cilët jetojnë stile jetese luksoze që nuk përputhen me pagën e nëpunësit civil të tij. Sipas Departamentit të Thesarit, anëtarët e familjes së Peskov kanë një perandori të pasurive të paluajtshme me vlerë më shumë se 10 milionë dollarë, një numër automjetesh luksoze dhe udhëtojnë rregullisht me avionë dhe jahte private.