Connect with us

Bota

Turma oqeanike për të përshëndetur Mbretëreshën

Të shtënat me top për nder të Mbretëreshës – një për çdo minutë – thyen heshtjen mortore që shënoi transferimin e trupit të Elizabeth nga Pallati Buckinham në Parlamentin Britanik në Londër.

Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur nëpër rrugët e Londrës për të qënë pjesë e kortezhit solemn.

Mbi arkivolin e ruajtur nga Garda Mbretërore, prehej kurora që për 70 vjet qëndroi mbi kokën e monarkes.

Mbretëria e Bashkuar dekretoi 10 ditë zie pas vdekjes së mbretëreshës më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Pasi qëndroi në Skoci deri të martën, arkivoli u transferuan në Westminster për një qëndrim katër ditore. Dhjetëra mijëra njerëz u dyndën drejt Parlamentit për ta nderuar, shumë prej të cilëve e kaluan natën jashtë dhe qindra mijëra të tjerë pritet të mbërrijnë në ditët në vijim.

Mbretëresha Elizabeth do të varroset të hënën në një ceremoni ku do marrin pjesë më shumë se 500 personalitete të huaja, duke përfshirë shumë mbretër dhe krerë shtetesh e qeverish nga e gjithë bota.

Advertisement

TRENDING