Connect with us

Pinknews

A do jetë Ylli Limani pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’

“Big Brother VIP Kosova” ende pa nisur, prej kohësh ka krijuar një “lum” raportimesh e spekulimesh.

Në median online, në baza ditore përfliten emra nga më të ndryshëm e krijohen plot hamendësime.

Në mesin e emrave të përfolur për të marrë pjesë në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova” ishte emri i këngëtarit Yll Limani.

I ftuar në ‘Podcast Lifestyle’ me Gonxhen, ishte prezantuesi zyrtar i këtij edicioni Alaudin Hamiti, i cili na tregoi pak më shumë rreth mundësisë së pjesmarrjes të Yllit si konkurent i “Big Brother”.

Ndiqni të plotë intervistën e Alaudinit në videon e mëposhtme. /Prive.al

Pinknews

Si rrallë herë, Ilnisa poston fotografinë e ëmbël me vajzën

Ilnisa Agolli është një prej ish-konkurrenteve të formatit “BBV3”, rrugëtimi i së cilës përfundoi kohë përpara finales. Gjatë kohës që ajo ka qëndruar brenda në shtëpi, gjithmonë është dëgjuar të flasë për vajzën e saj, Anais.

Madje gjatë një spektakli, ajo erdhi dhe surprizoi Ilnisën së bashku me nënën e ish-banores në ambientet e shtëpisë.

Pas daljes nga shtëpia, Ilnisa nuk është parë të postojë shpesh me të voglën e saj deri pak momente më parë teksa ka ndarë një foto të ëmbël me ndjekësit teksa shfaqet pranë Anaisit.

Continue Reading

Pinknews

“E dramatizoi shumë”/ Afrona Dika s’publikoi intervistën me të, Blero Muharremi zbulon arsyen

Këngëtari Blero Muharremi ka zbuluar për herë të parë arsyen që ish-bashkëshortja e tij, Afrona Dika anuloi intervisten e tyre të parë pas ndarjes së bujshme.

“Traileri” i shkëputur nga intervista e tyre u prit me shumë kuriozitet nga ndjekësit dhe publiku, megjithatë siç shprehet këngëtari në “The Elite Way”, intervista e tyre nuk u publikua pasi Afrona, për të cilën thotë se gëzon respekt, vendosi ta dramatizonte në vend që të përcillte një mesazh, për historinë e ndarjes së tyre.

“Kam shumë respekt për Afronën, edhe për këtë arsye zgjodha që të isha prezent edhe në podcast. Kur e pashë që mori një rrjedhë tjetër nuk më pëlqej. E bëri ndoshta, e dramatizoi shumë. Mora një vendim, unë kam shkuar me dëshirën për të dhënë një shembull, por ajo ndërkohë në lajmërimin e podcastit e dramatizoi shumë. Nuk më pëlqej”, tha ai.

Këngëtari shtoi: “Mendoj që nuk e kam pritur që do të jetë kaq e madhe. Ideja ka qenë të japësh një mesazh të mirë, është dramatizuar shumë nga Afrona. A del apo nuk del podcast nuk e di. Ideja ka qenë për të dhënë një shembull të mirë, por edhe ndërkohë ka qenë për inat të dikujt tjetër”, duke nënkuptuar ish-partneren e tij misterioze të cilën Blero e quante “bebi”.

Continue Reading

Pinknews

Nuk përmbahet Tayna, i çjerr maskën ish menaxherit të saj: Dosje të mëdha do hetojë drejtësia

Reperja e njohur Tayna është përfolur gjatë kohëve të fundit për largimin e saj nga label-i “Friends Entertainment”.

Dyshohet për një ndarje jo të qetë janë përhapur, pasi këngëtarja ka lansuar projektin e saj të ri muzikor “Si ai” në kanalin e saj zyrtar në YouTube, një projekt që papritur u fshi.

Ky veprim ka sjellë një valë reagimesh dhe spekulimesh rreth marrëdhënieve profesionale dhe kontratave të ndërprera mes artistes dhe menaxherit të saj.

Në përgjigje të kësaj situate, Rinor Hykolli ka dalë me një deklaratë të fortë duke theksuar se ai ka qenë një figurë kyçe në karrierën e Taynës, duke e bërë atë yll, dhe hedh akuza ndaj së fundit si një person mosmirënjohës që ka vepruar pas shpinës së tij.

Tayna, nga ana e saj, nuk është mbajtur larg nga përplasjet dhe ka zgjedhur të reagojë me një deklaratë të sajën.

Ajo ka shprehur qëndrimin dhe ndjenjat e saj në lidhje me situatën, megjithëse detajet specifike rreth zënkës mes saj dhe ish-menaxherit të saj vazhdojnë të mbeten të paqarta për publikun.

Postimi i plotë i Taynës në Instagram (pa ndërhyrje)

“Artisti s’ekziton pa talentin! Se ku hyn ti këtu, vetëm ti e di. Prej dashnisë kam ardhë me shumë mund jam rritë. Zoti më dhuroi talentin me ia tregu botës se kush jam, e jam falënderuese e tij për këtë deri në përjetësi.

E kam vlerësu punën e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi gjithmonë, aq sa kam besuar në ta e sy mbyllur kam ecë me ta… e ndoshta kjo ka qenë gabim. E meqë qenka merita jote që prodhoke artistë e meqë je burrë (…) atëherë bëj artiste dikë tjetër, më lër mua mosmirënjohësen. Të tjerat ia lë drejtësisë. Kanë dosje të madhe me analizu e studiu. Si biznesmen që je, burrë fabrikë Artistësh, paç fat”, shkroi Tayna në Instagram.

Continue Reading

Pinknews

I fshiu këngën në YouTube, reagon ish-menaxheri i Tayna-s: Më ka bërë gjëra pas shpine…

Ish-menaxheri i Tayna-s ka reaguar pasi i fshiu reperes këngën e saj të fundit “Si ai” në YouTube, duke iu përgjigjur deklaratave të saj e cila e komentoi Rinor Hykollin si “mjeran” dhe një njeri që ka përfituar nga të tjetër.

Ky i fundit tha veprimi i tij ka ardhur si pasojë e shkeljes së kontratës nga ana e reperes duke bërë gjëra pa dijeninë e tij,  dhe për këtë Rinori tha se ajo nuk i ka kërkuar as falje.

Po e vërteta është sepse unë kam investuar prej këngës së parë. E kam marrë në rrugë do të thotë ka qenë. Pas disa label-a të tjerë as këngë nuk i kanë bërë kurrë, e kam marrë unë për 6 muaj e kam bërë yll. Do të thotë, kam fakte për këtë punë.

Kam investuar unë më shumë se sa duhet edhe me ma kthyer me të keq me ik tinëz me bërë gjëra pas shpinës nuk e kam prit edhe jam i dëmtuar emocionalisht edhe shumë shumë financiarisht.

Mos përmbushja e marrëveshjes me mua. Edhe pesë vitet e ardhshme sikur edhe kem kontratë, më ka shty me ja fshi këngën. Me një marrëveshje të vogël ajo ose kërkim falje. Do ishte e lirë si zogu.

Pa asnjë dëmshpërblim shkaku i korrektësisë e gjithë estrada e di sa korrekt jam”, tha ai.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Tayna iu ka kërkuar ndjesë fansave të saj për fshirjen e këngës, ndërsa e quajti “mjeran” ish-menaxherin e saj, i cili sipas reperes ka përfituar nga ajo.

Reagimi i reperes

Unë, për mua jam e Para! Për vite kam punuar shumë në çdo disponim te mundshëm, në çdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kanë shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “shpi”. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.
Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka. Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: Nuk bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndjeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…
Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e madhe…
I kërkoj ndjesë dëgjuesve të mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast iu ikë, pa treguar sa të vegjël janë!
Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit

Kënga është pëlqyer shumë nga fansat e artistes, duke marrë klikime dhe shpërndarje që në momentin e publikimit.

Continue Reading

Pinknews

Apeli i dha vulën Berishës/ Stresi: Tani të gjejnë vrimë e të futen këlyshat e komunistave

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si “Stresi”, njihet si një militant i Partisë Demokratike dhe kreut të saj Sali Berisha, teksa nuk mungon edhe në protestat e organizuara prej saj.

Pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së, Sali Berishës, Stresi në një prononcim për “Ora News” shprehet se shtëpinë tënde nuk ta merr dot askush, teksa paralajmëron kundërshtarët politik, duke thënë “të gjejnë vrimë e të futen komunistat”.

Stresi: Është një thënie e vjetër që shtëpinë tënde nuk ta merr dot askush dhe nuk e zë dot askush. Të gjejnë vrimë e të futen komunistat me Erjona Veliajn, me Ed drogaxhiun e me gjithë këta këlysha komunistash.

Vetëm një gjë e kam edhe për patriotët e mi tropojanë, që na dolën kundër, ti marrin lopët e delet e të kthehen andej nga erdhën. S’ka gjë që na e merr shtëpinë tonë. Tropojanë që na kanë dalë kundër, të marrin lopët e të kthehen andej nga erdhën. Unë jam Arkimed Lushaj, berishian deri në vdekje. Do shihemi në protesta shumë shpejt.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING