Connect with us

Politike

Rama: Agresion i mirëfilltë ushtarak ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarë dhe gazetarë, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

“Ky është shqetësim i madh, i ri sepse ne kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh. Por të një shkalle të ulët për nga pikëpamja e aftësisë dhe shpejtësisë së penetrimit. Këto flukse sulmesh të regjistruara nga institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionit dixhital kanë qenë sulme të pasuksesshme. Ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit, dhe të gjithë sistemeve dixhitale, një agresion i egër që ka pasur synim të qartë zhdukjen e sistemeve dhe shkatërrimin pa kthim të tyre duke lënë një tokë të djegur nga mbrapa. Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur dhe zotërojnë njohurinë më të madhe sot, ekspertët e Microsoftit. Dëmet janë shumë më të lehta se sa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë, të dhënat janë krejtësisht irrelevante sa i përket sensitivitetit të tyre.

Advertisement