Connect with us

Kronike

Policja greke qëllon shqiptarin me pistoletë

GREQI– Një 30-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri nga një efektive greke. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zografou në kryeqytetin grek, gjatë një aksioni policer të nisur në një konvikt pranë Universitetin e Teknologjisë, ky dyshohet se strehoheshin persona me precedentë penalë.

Gjatë operacionit, një punonjëse policie 35-vjeçare është ndjerë keq dhe është larguar. Por, teksa efektivja largohej, 30-vjeçari është afruar dhe e ka sulmuar me kaçavidë. Policja greke është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri në këmbë shqiptarin.

Ndaj 30-vjeçari trezulton të jenë lëshuar 4 urdhërarreste për vepra të ndryshme penale si vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende me dije.

Advertisement