Connect with us

Aktualitet

‘Do rrëfej krime të rënda, Dumani po i fsheh’

Besian Xhixha, i arrestuar që në qershor të 2021, pasi akuzohet për atentatin ku mbetën të vdekur dy vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia në Durrës, këmbëngul që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Xhixha, i cili konsiderohet gjithashtu si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Nuredin Dumani, një prej të penduarve të drejtësisë, këmbëngul që SPAK t’i japë statusin e të penduarit. Ai pretendon se do të rrëfejë krime të tmerrshme, të cilat sipas tij, Dumani po i mban të fshehta.

Edhe më herët, në një seancë gjyqësore, Xhixha ka thënë se Dumani është i lidhur me zyrtarë, më konkretisht me një prokuror që i ofronte mbrojtje atij dhe familjes së tij. Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan me urdhër të SPAK më 17 qershor 2021, pasi i penduari i drejtësisë, Klevis Alla i implikonte si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020. Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve. Dumani u arrestua më vonë e dëshmia e tij çoi në organizimin e operacionit “Plumbi i artë”.

Si u organizua operacioni “Plumbi i artë”

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 u shpallën në kërkim. Agim Gjinu u arresuta më vonë në Durrës, ndërsa 13 të tjerët kërkohen ende, me në krye Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit.

PERSONAT NË KËRKIM:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj (i zhdukur pa gjurmë nga 9 gushti).

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

12. Florenc Çapia

13. Abedin Mama (Dine Çami)

Advertisement