Connect with us

Kronike

RENEA ‘nuhat’ gjurmët e Ervis Marinajt

Teksa janë mbushur dy muaj nga zhdukja e mistershme e biznesmenit të njohur të lojrave të fatit Ervis Martinaj, Prokuroria dhe Policia e Shtetit, kanë ngecur në një pikë fundore, që është zona e Shijakut. Së fundmi mësohet se RENEA ka zbarkuar pikërisht në këtë zonë për kontrollet për gjetjen e Ervis Martinajt apo personave që kanë dijeni për fatin e tij.

Shijaku, tregon lokacionin përfundimtar, ku është zhdukur Martinaj dhe këtu “mjegullohet” gjithçka. Hetimet e kryera përgjatë kësaj kohe dhe pamjet e kamerave në vende të ndryshme kanë ndihmuar policinë, të ndërtojë intenerarin e lëvizjes së Ervis Martinaj. Aty ku hetimi nuk po përparon, është pikërisht zona e Shijakut.

Ende e paqartë nëse aty fshihet duke inskenuar gjithçka, apo është rrëmbyer dhe mbahet i gjallë apo personat që ai ka takuar atë natë e kanë ekzekutuar. Ervis Martinaj ka takuar për herë të fundit fisin Avdylaj në Shijak. Këto janë dyshimet që ngrihen nga gazetari Elton Qyno, i cili thekson se ky fis ka bërë fushatë elektorale pa fund për kryeministrin Edi Rama në vitin 2017. Ai thekson se Rama nuk kërkon nga policia të sheshojë versionin e inskenimit.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi.

Silueta e tij është filmuar nga një kamera sigurie e qendrës tregtare Ring Center. Martinaj shfaqet me syze dielli, tuta të shkurtra dhe me shapka. Teksa bën një lëvizje të shkurtër në zonë, aty vjen një automjet tip “Audi A8”, i njëjti mjet që është shfaqur ne 5 gusht në Hotel Adriatik në Durrës.

Sipas pamjeve filmike, Martinaj hipën në sediljen e parë dhe makina largohet nga zona e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, duke hyrë në rrugën e Laprakës.

“Audi A8” është ndalur më pas në ambjentet e një pike karburanti. Aty, Martinaj, dhe shoqëruesi i tij, kanë ndërruar makinë, duke  marrë për lëvizje një automjet tjetër.

Duke ndjekur intenerarin e lëvizjes së kësaj makine tjetër, ka rezultuar se Martinaj ka hyrë në zonën e Shijakut. Në këtë zonë besohet se i kërkuar është thirrur nga një person të cilin e ka njohur në ambjentet e burgut 302 në Tiranë, kur 40-vjeçari u mbajt 7 muaj për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok.

Policia, por edhe familjarët nuk janë në gjendje ta shpjegojnë, se cili ka qënë qëllimi i vizitës së Martinajt në Shijak. Por ajo që dihet tashmë, është fakti se Martinaj ka hyrë aty në banesën e një emri mjaft të njohur të botës së krimit në këtë zonë. Prej këtij momenti nuk ka më të dhëna rreth tij.

Familja që jeton në Fushë-Kuqe të Laçit thotë se i ka humbur shpresat për gjetjen gjallë. Prokuroria e Laçit vijon të ketë aktiv një procedim penal për “rrëmbim personi”.

SHKRIMI I QYNOS:

Misteri, ka mbushur këtë kasabanë e voçkël tonë, që në raport me vendet e tjera dhe dominancën në arenën ballkanike, europiane dhe botërore, jemi një hiç gjë. Të papërfillshëm, në çdo drejtim. Veç rastit që Rama, zbuloi përmes prokurorit të Partisë misterin e agjentëve rusë në Çekin dhe se sulmi kibernetik në e-Albania, kishte ndodhur nga hakera Iranianë, të tjërat mistere, janë të mbuluara nga një vorbull e ndërlikuar. Dhe që habitshëm Rama nuk di asgjë. Kjo vorbull të jep përshtypjen se, Rama këto 9 vjet qeverisje, është në “mjegull” dhe s’merr vesh ku ndodhet dhe asgjë çfarë bëhet, sidomos nga vetë njerëzit e tarafit të tij. Mister ndërtimi i pallatit që kosovari i Fierit, Lulzim Morina, kishte ndërtuar në zonën e Liqenit të Thatë. Mister i madh si doli ky përbindësh pikërisht pas një dite, nga sa foli Rama në takim me krerët e policisë në ambjentet e Ministrisë së Brendshme. Mister se si vetë Rama, nuk e dinte që Morina po ndërtonte aty pa lejë, kur në lokalin-restorant të tij ka shkuar disa herë Rama dhe vëllai i tij, Olsi Rama dhe i biri Gregori.

E bëri njësoj si Berisha pas tragjedisë së Gërdecit, që doli e tha se: “…dëgjoni o njerës, unë nuk e dija ku ishte Gërdeci…”. Por nga ana tjetër, kishte miratuar dhe firmosur një deng të mirë me letra shtetërore për Gërdecin. Mister pse Rama, pasi e identifikoi pallatin pa lejë dhe zbuloi se ishte i Lul Morinës, përmes Belës i ofroi Morinës dy opsionet e zgjidhjes, por çuditërisht nuk e arrestoi dhe as e procedoi për “Ndërtim pa lejë”. Mister dhe Marrëzi pa fund. Një fshatar apo qytetar, qoftë dhe Bojken Lako, nëse kapet me ndërtim pa lejë të tre dritareve, fillimisht arrestohet nga policia dhe procedohet, e më pas dënohet. Ndërsa Lul Morina nuk procedohet por i ofrohen variante zgjidhjeje.

Në rastin konkret ndërtimi pa lejë është për qëllime përfitimi dhe dënohet nga 3 deri në 7 vjet heqje lirie. Ashtu siç ndodhi për një shtesë lokali, që kishte bërë Mark Frroku, tek “Colosseu”, në rrugë të “Durrësit”. Po ashtu mister që Rama dhe Çuçi, nuk dinë se kush janë drejtorët aktualë dhe ish-drejtorat, të cilët i shërbenin me devotshmëri biznesmenit-kriminolog të lojrave të fatit, Ervis Martinaj. Mister i madh për vëtë Ramën, prezenca e lajmeve për zhdukjen pa adrresë të Ervis Martinaj. Për luanët, kunadhet, Oligarkët, liçensat e basteve dhe politikën. Mister i Ramës, nëse biznesmeni-kriminolog Ervis Martinaj është gjallë apo ka vdekur. Rama çuditërisht s’di gjë për këtë enigmë dhe porosit Rrumbullakun, që t’ia rrumbullakosë informacionin Ramës në këtë drejtim.

Rama s’di gjë për Martinaj, por në fjalën e tij herë flet në formën e shkuar me “ishte” pra që ka ikur ka mbaruar, dhe herë në kohën e tashme me “është”, duke nënkuptuar që vijon të jetë ende në qarkullim. Mister për Ramën, janë dyshimet se Ervis Martinaj ka hyrë dhe s’ka dalë më, tek fisi Avdyli në Shijak. Fis ky që ka bërë fushatë elektorale pa fund në 2017 për Ramën.  Rama kërkon që këtë mister t’ja shoshitë Policia e Rrumbullakut. Ashtu siç ka kërkuar që misterin e pallatit të Lul Morinës, të ndërtuar në teritor të Lali Erit dhe 300 metra në vija ajrore me zyrën e Ramës, t’ia shoshitë Belinda. Rama kërkon të dijë rreth misterit të Ervis Martinaj, që nëse biznesmeni-kriminolog ka vdekur, policia të dali dhe të japi sihariqin në publik, në media.

Por Rama, nuk kërkoi nga policia që pasi të zbulonte misterin e versionit të vrasjes, duhet me patjetër të thotë dhe në publik se kush person, e ka rrëmbyer dhe vrarë Ervis Martinaj. Njëherësh Rama, kërkon që policia t’i shoshitë misterin e versionit të mundshëm të inskenimit. Dhe nëse është e vërtetë, të dali dhe ta thotë publikisht, në media, policia. Madje dhe të gjendet dhe arrestohet Ervis Martinaj, duke ja dërguar SPAK-ut. Por ashtu si me versionin e parë të vrasjes, Rama nuk e thotë edhe në versionin e dytë të inskenimit, që policia duhet të zbulojë dhe arrestojë, protagonistët kryesorë të këtij inskenimi.

Mister vijon të mbetet, se pse Rama në fjalën e djeshme para policëve e personalizoi, direkt problemin me Ervis Martinaj. E vetëetiketoi këtë të fundit, si llumin dhe njeriun më të zi që ka bota e krimit në Shqipëri. Një gjuhë e personalizuar që mund ta shprehë vetëm dikush, i cili e ka sëkëlldinë personale dhe jo shtetërore dhe të përgjithshme. Se kjo tokë veç Martinaj, nga Veriu në Jug, mban dhe prapësira të tjera, por ja që Rama nuk flet personalisht. Mister i madh për vetë Ramën që në këtë “Big-Brother” me Martinaj e pa Martinaj, ka dhe Luanë, Kuçedra dhe Oligarkë. Dhe në fakt nëse ka Oligarkë, ai e di shumë mirë se kush mund të jetë, veç ai me të cilin Ervis Martinaj ka pasur konflikt për pronat në Palasë.

Mister pse Rama nuk e di që Gent Prizreni hipotekuesi i Palasës, ku tashmë është ngritur kompleksi i Vilave “Green Coast” të Samir Manes, u përplas me Ervis Martinaj. Mister pse Rama nuk e di, që Ervis Martinaj rezulton në trungun trashëgimor të familjes Dhërmiote me mbiemrin Nina, dhe që kanë me dokumenta mijëra metra tokë në Palasë. Mister po ashtu që Ramadan Troci, drejtuesi i prokurorisë Vlorë mbylli dosjen e kallëzimit penal, të bërë nga 4 familje Dhërmiote, të cilat pretendonin pronësinë e sipërfaqes së tokës në Palasë. Mister për Ramën është dhe fakti që 4 familjen Dhërmiote, kanë çuar shtetit Shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, për të kërkuar dëmshpërblim financiar për pronat e tyre. E shumë e shumë mistere të Ramës në lukuninë e inceneratorëve, që i kërkon policisë t’ia zbulojë dhe shoshitë këto mistere, por jo ti arrestojë autorët e tyre.

Kronike

Detajet/ “Më ndihmoni po humbas gjak…”, si shqiptarja u masakrua me thikë në Angli

Një grua u godit me thikë jashtë një shkolle fillore, thanë dëshmitarët e tronditur për MailOnline.

Gruaja, që mendohet se ishte shqiptare që jetonte aty pranë, u godit me thikë në mënyrë të përsëritur menjëherë pasi kishte lënë fëmijët e saj në shkollë, ndërsa në vendin e ngjarjes u krijua një pellg gjaku.

Ajo u dëgjua duke bërtitur: ‘Më ndihmo, më ndihmo… po humbas gjak’.

Policia e Bedfordshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital ku mbetet me lëndime të rënda pas një sulmi pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton, pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

 

 

Një burr u arrestua pak më pas.

Banorët e zonës thanë se viktima kishte pasur probleme me një burrë, ndoshta ish-bashkëshorti, i cili ishte paraqitur në adresën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

Një burrë tha sot: ‘Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi nga fyti dhe më pas i mbylli gojën me dorë për ta ndaluar të bërtiturat.

Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në rrugë.

Një nënë tjetër tha: ‘E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste “më ndihmo, më ndihmo”.

“Ajo gjithashtu bërtiste “Po më humb gjaku”.

“Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale.

“Ajo u sulmua menjëherë pasi i kishte lënë.

Policia ka thënë se fëmijët ishin të sigurt në shkollë.

Oficerët janë vendosur të qëndrojnë në zonë për t’u siguruar.

Një zëdhënës i policisë tha: ‘Policia e Bedfordshire po heton therjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

“Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia.

Të gjithë fëmijët janë të sigurt brenda shkollës dhe nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. Policia do të mbajë një prani të fortë në zonë për siguri.’

Continue Reading

Kronike

“Ishte horror”/ Shqiptarja qëllohet disa herë me thikë, dëshmitarët: Kërkoi ndihmë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Luton të Anglisë, ku një shqiptare është qëlluar me thikë.

Mediat angleze shkruajnë se shqiptarja është qëlluar disa herë me thikë pranë një shkolle fillore dhe u la në një pellg gjaku.

Dëshmitarët thanë se ajo po ulërinte: “Ndihmë, më ndihmoni, po humbas gjak”.

Policia tha se viktima është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa është arrestuar një burrë pak pas ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se viktima kishte probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur në banesën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

“Ishte horror, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë që e kapi për fyti dhe më pas i futi dorën në gojë që të mos bërtiste. Më pas e goditi disa herë me thikë në të gjithë trupin dhe e la në rrugë”, tha një dëshmitar.

Edhe ai konfirmoi se gruaja u sulmua sapo la fëmijët në shkollë.

Continue Reading

Kronike

Tragjedia në Martanesh/ Reagon KSSH: Minierat janë kthyer në galeri vdekjesh, shteti amniston shkelësit!

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëdë që ndodhi sot në një minierë të Martaneshit ku humbi jetën minatori Armond Peshku dhe u plagos miku i tij Hajdar Balla.

Në një reagim në rrjete sociale KSSH shkruan se minierat në vendin tonë janë kthyer në galeri vdekjesh dhe se shteti amniston shkelësit. KSSH bën thirrje më tej që policia të zbardhë ngjarjen, ndërsa kërkon nga Inspektoriati I Punës të rris intensitetin e kontrolleve në galeritë dhe minierat.

Reagimi:

Minierat si galeri vdekjesh dhe shteti që amniston shkelësit! Një tjetër tragjedi u shënua sot në Minierën e Thekës në Martanesh, ku një minator vagonist humbi jetën dhe kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes së Armand Peshkut që humbi jetën dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit Hajdar Bala. Nga informacionet paraprake shkak i këtij aksidenti në pune mendohet të jetë mosmarrja e kushteve të sigurisë teknike, çka ngarkon me përgjegjësi përfaqësuesit e firmës.

KSSH i kërkon Policisë Shtetit dhe Prokurorisë të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. KSSH i kërkon Inspektoriatit të Punës të rrisë intensitetin e kontrolleve në galeritë e minierave.

Continue Reading

Kronike

Akuzoi babanë për abuzim seksual, e mitura në Kavajë refuzon të bëjë kontroll mjekësor

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua këtë të martë në Kavajë, ku 49-vjeçari Bledar Rako u arrestua nga Policia pasi akuzohej se ka abuzuar seksualisht me të bijën 15-vjeçare. Ka qënë kjo e fundit që në një bisedë me psikologen e shkollës ka rrëfyer se abuzohej nga i ati.

Por në dëshmitë paraprake të dhënë para hetuesve, 49-vjeçari ka mohuar akuzat teksa është shprehur se nuk e ka prekur me dorë të bijën. Njësoj ka pohuar edhe nëna e vajzës, e cila pretendon se e bija po mashtron.

Vajza nga ana tjetër është shprehur se i ati e ka detyruar të kryejne marredhenie seksuale gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa hera e fundit që kjo ka ndodhur, ka qenë para një viti. E mitura është dërguar në Durrës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, por mësohet se ka refuzuar ti nënshtrohet ekzaminimit. Nuk dihet arsyeja pse e mitura refuzon të pranojë ekzaminimet, ndërkohë hetimet janë duke vazhduar, ndërsa 48 vjecari tashme është në pritje të masës së sigurisë që do të caktojë gjykata për të.

Continue Reading

Kronike

Minatori humbi jetën në galeri, policia e Bulqizës shoqëron disa persona

Pas aksidentit ku humbi jetën minatori 29-vjeçar Armand Peshku ka humbur jetën në vend, ndërsa Hajdar Bala është transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë, Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona .

U mësua se dy minatorët me detyrë vagonist kanë qenë në frontin e punës në momentin që një masiv i madh gurësh është shembur dhe i ka zënë poshtë.

Ndërkohë, policia pritet të japë detaje në lidhje me personat përgjegjës të cilët janë shoqëruar në ambjentet e policisë së Bulqizës./ Balkanweb

Continue Reading
Advertisement

TRENDING