Connect with us

Pinknews

Bella Hadid rrëzohet nga froni

Bella Hadid “bie” nga froni. Bota tani ka një emër tjetër që është shpallur femra më e bukur, sipas shkencës.

Behet fjale për aktoren Jodie Comer, e cila ka rrëzuar nga froni emrat më të njohur deri tani. Protagonistja e “Killing Eve” u zbulua se ishte 94,52% perfekte në raportin e artë të bukurisë – i njohur gjithashtu si “Phi” – që mat përsosmërinë fizike. Sytë, vetullat, hunda, buzët, nofulla dhe forma e fytyrës së saj u matën dhe iu afruan më së shumti nocionit të grekëve të lashtë për atributet e përmasave të përsosura.

Zendaya doli në vendin e dytë me 94,37%, ndërsa modelja Bella Hadid, ishte e treta me 94,35%. Këngëtarja Beyonce, u rendit në vendin e katërt me një rezultat të hartës së fytyrës prej 92.44%, por të gjitha u konsideruan afër rezultatit të përsosur prej 100%.

Lista u përpilua duke përdorur teknikat më të fundit të hartës së kompjuterizuar nga kirurgu kozmetik i fytyrës në Harley Street, Dr. Julian de Silva, i cili përdor teknologjinë në punën e tij

Advertisement