REAGIM
Fajin gjithmonë e ka mësuesi
Nëse e godasin mësuesin me pëllëmbë, fajin e ka mësuesi që nuk ka mundur të ngjall respektin e duhur.
Nëse i vjedhin regjistrin, fajin prapë e ka mësuesi …: një lloj nxitjeje për të kryer një krim.
Por edhe nëse i vendosin një shtresë bojë në karrige dhe ai/ajo ulet mbi të me pantallona apo fund, fajin prapë e ka mësuesi që nuk e ka kontrolluar para se të ulet. Po sikur t’ia thyejnë kyçin e këmbës me shkop bejsbolli?
Çfarë pyetjesh: Fajin e ka mësuesi, në fakt e gjithë shkolla, e cili lejoi që një objekt i mprehtë të qarkullonte ‘i patrazuar’ nëpër korridore.
Dhe nëse një engjëll i vogël mami dhe babi merr katër në të gjitha lëndët, faji është padyshim dhe vetëm i mësuesit që nuk ka mundur ta stimulojë nxënësin dhe ta interesojë atë për mësimet.
Në realitet a ekziston ndonjë prind që për veprime të tilla tja ngarkojë fajin fëmijës së tij nxënës???