Connect with us

REAGIM

Duam të mashtrohemi e të ngopemi me iluzione

Si dhe pse u vra Sokrati?

Sokrati, filozofi më i madh i të gjitha kohërave, ishte në fakt njeriu më i urryer në Athinë. Ai u akuzua për pandershmëri dhe korrupsion të të rinjve. Gjykata e popullit, Heliea, e dënoi atë me vdekje. Vdiq duke pirë një filxhan me lulekuqe.
Po pse kaq urrejtje ndaj tij?

Në fakt Sokrati nuk bënte asgjë rrezikshme: bënte pyetje, fliste me këdo, me fisnikët, me qytetarët e thjeshtë, me të rinjtë. Por pikërisht pyetjet e tij, me çiltërsinë dhe thjeshtësinë e tyre rrënonin bashkëbiseduesit, zbulonin zbrazëtinë e arsyetimeve të tyre, duke i mësuar të dyshonin.
Sokrati ishte një personazh shumë i pakëndshëm me dyshimet që ai fuste. Ai kishte pasur guximin të ekspozonte politikanë të korruptuar dhe mësues të rremë, të cilët, duke besuar se dinë, shpërndajnë të vërteta dhe njohuri të rreme. Kjo është arsyeja pse ai u dënua me vdekje. Ishte një kërcënim për status quo-në, një rrezik që duhej eliminuar.
Gjatë gjyqit, Sokrati nuk donte të pendohej apo të lutej për mëshirë. Ai madje refuzoi të kërkonte ndihmën e një oratori (paraardhës i avokatëve tanë). Pse? Sepse sipas Sokratit: “Ju nuk mund të përdorni artin tuaj retorik duke luajtur me fjalët, duke magjepsur turmën, madje edhe duke gënjyer, edhe nëse jeta ime është në rrezik”. Inteligjenca dhe zgjuarsia për shumë njerëz është e pakëndshme, këtë na mëson gjyqi kundër Sokratit. Masa kërkon iluzione dhe të pavërteta, duan me pak fjalë të lajkatohen. Njerëzit inteligjentë shpesh janë ndjerë të mashtruar.Ata janë të dëbuar apo përbuzur, pasi shqetësojnë gjumin e masave, vënë në dyshim autoritetin, zbulojnë mashtrimet e institucioneve.

Advertisement