Connect with us

Aktualitet

Operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Ibrahim Lici

Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasje po kërkohet në Turqi, pas dyshimeve se fshihet në këtë shteti.

Policia shqiptare ka dërguar një letërporosi për homologët në Turqi, për lokalizimin dhe arrestimin e të shumë kërkuarit.

Ibrahim Lici njihet si një nga përsonat me të shkuar kriminale në Shkodër. Mbi të rëndojnë akuzat se ka vrarë Endri Mustafën, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021, në lagjen Guerrile, Shkodër.
Viktima u gjet në bregun e liqenit me 6 plumba në trup. Për vrasjen, u arrestuar një 15-vjeçar, shtetasi me inicialet E.M., pasi dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Licit në vrasje. Pas ngjarjes, para autoriteteve, adoleshenti tregoi vendin se ku ishte lënë në arma e krimit. Mustafa ishte person me precedent të mëparshëm penal dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera. Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën edhe u dënua.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Para se të vritej Endri Mustafa dhe policia të akuzonte Licin për këtë ngjarje, ky i fundit ishte prej kohësh në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër më 30 mars 2019.

Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve, ndërsa në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës.

Advertisement