Aktualitet
Presidentja e KE-së viziton nesër Tiranën (Agjenda)
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen do të vizitojë nesër Tiranën në kuadër të vizitave në Ballkanin Perëndimor, ku duhet theksuar se kjo është vizita e dytë në vendin tonë brenda një viti. Sipas axhendës, presidentja e Komisionit Evropian fillimisht do të pritet në aeroportin Nënë Tereza dhe më pas mesditës do të ketë një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Rama, ku edhe do të mbajë një konferencë për shtyp.
Agjenda:
Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022
14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube
15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
Plane dhe Foto me link
16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.
Sot Leyen vizitoi Maqedoninë e Veriut, ndërsa të premten do të zhvillojë një takim me kreun e vendeve fqinje Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë. Vizita e presidentes së Komisionit Evropian do të përmbyllet të shtunën, ku do të vizitojë Malin e Zi.