Connect with us

Kronike

Rritet tenisoni mes Kosovës dhe Serbisë

Tensioni midis Serbisë dhe Kosovës po rritet për atë që është quajtur “lufta e targave”. Qeveria e Prishtinës dëshiron të detyrojë serbët e Veriut që të konvertojnë targat e lëshuara nga autoritetet e Beogradit, duke i zëvendësuar ato me targa të Kosovës brenda muajit tetor.

Ky është kapitulli i fundit i një marrëdhënie shumë të ndërlikuar mes autoriteteve të Beogradit dhe atyre të Prishtinës, ndezur edhe më shumë pasi Kosova fitoi de fakto pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pavarësisht se Beogradi vazhdon ta konsiderojë territorin si rajonin e saj dhe entiteti serb prej 100 mijë personash nuk ka ndërmend t’i bindet autoriteteve në Prishtinë.

Mbetet aktuale shprehja ‘Ballkani fuci batuti’ apo siç deklaroi Churchill në vitin 1941: Ballkani prodhon më shumë histori se sa konsumon.

Nëse qeveria e Kosovës ende nuk e zgjat afatin për regjistrimin e targave të reja, rreziku është që situata të degjenerojë, me serbët të gatshëm të reagojnë ndaj asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi. Siç po vijnë dhe lajmet e para, prej tyre ka nisur bllokimi total i rrugëve dhe vendkalimeve.

Dje vendimin e Prishtinës e ka përkrahur edhe presidentja e Komisionit Evropian, e cila ka përfshirë edhe kryeqytetin e Kosovës në udhëtimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Ka rregulla dhe ligje të qarta dhe ato duhet të ndiqen në çdo vend. Dhe në të njëjtën kohë, nëse ka një periudhë tranzicioni, tranzicioni duhet të jetë i qetë dhe gjithëpërfshirës.” – tha Ursula von der Leyen

Franca dhe Gjermania janë përpjekur gjithashtu të zgjidhin mosmarrëveshjet mes dy qeverive, të vetëdijshme se një situatë konflikti në portat e Bashkimit Evropian do të kishte pasoja në të gjithë kontinentin.

 

 

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet dhe negociatat. Por në planin franko-gjerman ka gjëra që nuk mund t’i pranojmë. Nuk dua të hyj në detaje. Për përgjigjen tonë kemi njoftuar përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë dhe Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti serb Vuçiç

Dhe teksa, si Machiavelli ashtu edhe Winston Churchill, janë shprehur se nuk duhet lejuar në asnjë rast që një krizë të shkojë dëm, lëvizjet tektonike në Rajon, ashtu si dhe tërmetet, janë të pa parashikueshme. Fuçi baruti apo fuçi vere? Çdo gjë mund të ndodhë. Mbetet për tu parë…

Advertisement