Connect with us

Kronike

Shesim emigrantë…Vihet në pranga 34-vjeçari

GJIROKASTËR– 34-vjeçari Ervin Lamaj është vënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportiar 6 emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave.

I riu u kap në flagrancë në Gjirokastër me mjetin tip ‘Ford’ të cilin e kishte pa leje drejtimi. Pas arrestimit Lamajt iu sekuestrua mjeti dhe një aparat celular të cilin e përdorte për t’u lidhru me klientë të tjerë.

34-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’ në Tepelenë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement