Connect with us

Kronike

Nis aplikimi për panelet diellore

Duke nisur nga kjo e martë, dy mijë familje shqiptare do të mund të përfitojnë nga projekti I qeverisë që synon të mbuloj 70% të kostove për vendosjen e paneleve diellore në shtëpi.

Aplikimi është i hapur të faqen, Eficence.gov.al, ku të gjitha familjet do të mund të aplikojnë dhe një përgjigje do të mund ta marrin pas dy ditëve punë nga momenti I aplikimit.

Në rastin e shpalljen fitues, familja do të konfirmojnë porosinë për panelet diellore Brenda 7 ditësh pune tek subjektet të cilat janë shpallur fituese për vënien në zbatim te projektit. Familja do të paguajë vetëm 30% të kostos totale të faturës që do dërgohet nga subjketi, pjesën tjetër e paguan qeveria.

Të gjithë ata që duan të aplikojnë, duhet të kenë një kontratë me OSHEE, jo më pak se gjashtë muaj dhe nuk duhet të jenë debitor, ndërsa konsumin mujor duhet ta kenë mbi 250 KwH, për çdo muaj, ndërsa ky kriter nuk është i zbatueshëm për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomikë.

Një tjetër dokument që duhet për aplikimin është edhe certifikata e pronësisë së shtëpisë, ndërsa ata që I kanë ne proces legalizimi nuk do mund të aplikojnë.

Kryeministri Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, shkroi se konsumatorët do vazhdojnë të mbështetet dhe me vendosjen e paneleve diellore, kursehet deri në 20% të faturave të çdo muaji të familjeve.

Ky projekt I qeverisë vjen në një kohë, kur kriza energjitike ka kapluar pjesën më të madhe të Europës, ndërsa në vendin tonë është goditur rëndë biznesi, që rrjedhimisht ka sjellë edhe rritje të çmimeve të prodhimeve, krahas inflacionit.

Advertisement