Connect with us

Politike

Rama takohet me ambasadoren e SHBA-së në OKB

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të hënë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfiel.

Rama ka postuar në Facebook foto nga takimi me zyrtaren amerikane, ndërsa shkruan: Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfiel.

Linda Thomas-Greenfield, mbërriti dje në Tiranë.

Ajo u prit nga ambasadorja Yuri Kim e cila e shoqëroi atë në kryeqytet, duke i prezantuar Tiranën.

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë Shqipërinë dhe Poloninë nga 6 deri më 9 nëntor për të ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për këto dy aleate të vendosura që po punojnë me ne për t’ju përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës

Advertisement