Connect with us

Pinknews

‘Nuk jam b*thë lëpirës’ – Reagon Flor Mumajesi

Këngëtari Flor Mumajesi duket se nuk është në paqe me veten e tij. Me vendimin për të fshirë të gjitha këngët e tij, Mumajesi pikëlloi jo pak fansat besnik prej vitesh. Por mesa duket, siç qartazi edhe ai e tregon, Flori është i mërzitur edhe për disa deklarata në të cilat e cilësojnë si artist që viktimizohet. Pa përmendur emra, artisti ka reaguar ashpër ndërsa theksoi se nuk është servil. Në videon e tij të gjatë, Flori i drejtohet dikujt duke e quajtur “Ajo”. Sipas saj këngëtari është viktimizuar me gjërat që ka kaluar. Sakaq ai thekson se nuk është një njeri servil apo b*thë lëpirës.

“Me sa duket ajo u influencua nga komentet, ka harruar që katër vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam vdekur për së gjalli, më është drejtuar vdekja në një formë ose në një tjetër. Unë viktimizimet i urrej, sepse ky rol bëhet për të fituar diçka. Unë nuk jam servil, as b*thëlëpirës, s’jam as pa dinjitiet.

Gjithë zinxhiri i ngjarjes ka ndodhur kështu, nuk jam nga ata njerëz që kanë mburojë emocionale. Me të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në jetën time, shumë pak pasi më ndodhi humbja e fundit, unë nisa të bëja muzikë për “Kënga Magjike.” Nuk kam punuar por jam strapacuar, e sfidova veten në pikën e fundit, duke qarë natën në gjumë, ditën punoja.

Kurrë nuk jam futur për trofe as për kupa, një epsiod që ndodhi aty ku u përmend pak fatkeqësia ime, s’doja të përmendet asgjë e imja. Trofetë dhe kupat i kam vlerësuar edhe pse nuk i mbaja dot në studio. Ia kam dhënë disa njerëzve të veçantë, të rëndësishëm. Rasti i fundit i “Plas” e kam lënë në institucionin e “Kënga Magjike”, s’e kam kupën unë. Më thuaj ti në vendin tim si do ndiheshe. Po shikoja që tallje tr*pin me kupat”– u shpreh Flori.

Advertisement