Connect with us

Sport

Milan nuk çan dot ‘murin’- Napoli +8

ITALI- Milan nuk shkon më shumë se një 0-0 me Cremonesen, një hap fals i papritur që e bën Napolin të lumtur, tani në +8 ndaj kuqezinjve dhe gjithnjë e më shumë në arrati për titullin kampion.

Portieri i Cremoneses Carnesecchi ishte autor i katër ndërhyrjeve vendimtare: në të 26-ën me këmbë ndalon tentativën e Origit, në të 36-tën Thiaë me kokë për pak mund të kishte shënuar, në të 40-tën neutralizon atë goditje të fuqishme të Messias refuzon dhe në të 68-tën nuk befasohet nga kros-goditja e Leaos. Ritmi i Milanit bie në pjesën e dytë, por Cremonese nuk arriti kurrë të bëhej i rrezikshëm.

Advertisement

TRENDING