Connect with us

Aktualitet

Protesta në Londër/ Jemi punëtor të ndershëm, paguajmë taksa

Të veshur kuqezi, me flamuj dhe pankarta në duar dhe thirrjet ‘O sa mirë me qen shqiptar’, miijëra emigrantë u mblodhën këtë të shtunë në Londër për t’i treguar qeverisë britanike se nuk janë kriminelë. Me këngë shqipe në sfond dhe duke hedhur valle, ata kërkonin dorëheqjen e sekretares së brendshme Suella Braverman për deklaratat e saj ndaj shqiptarëve. Teksa protestonin në urën ‘Westminster’, ku afishuan edhe pankartën ku shkruhej: “Shqiptarët s’janë kriminelë.” Një prej kërkesave të tyre është kërkim falje nga qeveria britanike apo Braverman, deklaratat e së cilës kanë ndikuar te fëmijët pasi i thonë se kanë prindër kriminelë ose vijnë nga familje mafiesh. Që prej orës 10:30 u mblodhën në Westminster, ku qëndruan për më shumë se 3 orë dhe nën kontrollin e policisë marshuan në rrugët e Londrës për t’iu drejtuar më pas parlamentit britanik. Nuk munguan thirrjet për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tyre, si dhe deklaratat se janë punëtorë dhe taksapagues të rregullt. Pavarësisht zemërimit dhe zhgënjimit që kishin, ata arritën të ruanin qetësinë dhe të realizonin një protestë paqësore. Megjithatë, në rast se nuk ka reagim, paralajmërojnë protestë tjetër më 28 nëntor.

Ermir Kola me origjinë nga Shkodra, por i Lindur në Pukë, në vitet 2000-2001 kur ishte 11 vjeç, së bashku me familjen u futën ilegalisht me kamion në Britani. Ai aktualisht punon për një firmë ndërtimi dhe është mbikëqyrës i kujdesit ndaj klientit  (Customer care supervisor).

Këtë të shtunë, Ermiri i është bashkuar protestës së emigrantëve shqiptarë në Ëestminster Bridge, afër parlamentit, kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit, artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e Punëve të Brendshme Suela Braverman.

Advertisement