Politike
Meta poston foton nga protesta: Shqipëria e rinisë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se Shqipëria u përket të rinjve.
Teksa poston një foto nga protesta e mbrëmjes së kaluar e opozitës së bashkuar në Tiranë, duke i kthyer përgjigje udhëheqësve fetarë që shprehën shqetësim disa ditë më parë për largimin e shqiptarëve nga vendi, shkruan se kjo tokë i përket të rinjve dhe të rejave tona.
“Shqipëria u përket të rinjve! ✌️🇦🇱
Pyetjes aq të ndjerë të udhëheqësve tanë fetarë se kujt do t’ia dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen: Askujt përveç të rinjve dhe të rejave tona”, shkruan Meta.