Sport
Botërori 2026/ SHBA-të nuk falin as Australinë, sigurojnë 3 pikët që i kualifikojnë në fazën tjetër
Të besuarit e Maurizio Pochetino-s mposhtën me rezultatin 2-0 Australinë në ndeshjen e dytë të grupit D. Sfida në Uashington u zhbllokua shpejt, pasi në minutën e 11 Burges ngatërroi drejtim duke dërguar topin në rrjetën e tij. SHBA-të nuk e ulën ritmin dhe para se të mbaronte pjesë e parë dyfishuan me Freeman. Në pjesën e dytë, organizatorët e Botërorit, menduan më shumë për të menaxhuar lojën se sa për të sulmuar. Në fund siguruan 3 pikë që i sigurojnë kualifikimin nga grupet.
43′- Të besuarit e Maurizio Pochetino-s shënojnë golin e dytë! Freeman dërgon topin në rrjetë
11′- Vjen shpejt goli i parë i sfidës! Burgos shënon në portën e tij. Autogoli i jep avantazhin SHBA-ve.
1’- Vërshëllen arbitri. Nis ndeshja e dytë në grupin e Botërorit për SHBA-në dhe Australinë
Si vijnë skuadrat