Aktualitet
Protestuesit shpalosin kërkesat e tyre: Të sekuestrohen pasuritë e politikanëve që…
“SPAK të kërkojë heqjen e imunitetit të Ramës dhe të fillojë ndjekje penale për shkeljen e Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese që i jemi drejtuar me shkrim zyrtar, çuditërisht në gjumë. Ka për detyrë të urdhërojë marrëveshje të kundërligjshme që ka bërë Rama. Ashtu siç bëri anulimin e marrëveshjen me Greqinë, të veprojë dhe në këtë rast. Të krijohet qeveri teknike 1 vjeçare me personalitet me njerëz jopartiakë por shkencëtarë. Në muajin e 8 të qeverisë teknike të bëhet referendum popullor. Përfundimet që do dalin të pasqyrohen në Kushtetutë, dhe të sekuestrohen të gjitha pasuritë, e politikanëve, deputetëve, ministrave që nuk përputhen me të ardhurat. Të kërkohet ndjekje penale edhe për ish kryeministrin. Shkatërroi 500 fabrika e uzina, firma piramidale, sollën luftën civile”, u shpreh një tjetër protestues.