Bota
Tragjedi në “parajsë”/ Zjarri përpin resortin luksoz në Karaibe, humb jetën një turist italian
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restort luksoz në Karaibe, i cili është përfshirë nga flakët dhe si pasojë e kësaj ka ndërruar jetë një turist italian. Mediat shkruajnë se zjarri përfshiu një vendpushim luksoz në Republikën Dominikane, duke detyruar evakuimin e pothuajse 1700 turistëve.
Imazhet tregojnë flakë të forta që kanë përfshirë disa ndërtesa të hotelit buzë plazhit, ndërsa zjarrfikësit me tuba të vegjël përpiqen me dëshpërim ta shuajnë atë. Pjesa më e madhe e çatisë prej kashte të hotelit ishte në flakë, me tym të zi të trashë që përhapej në ajër pranë një plazhi tropikal.
Resorti Viva Dominicus Beach by Wyndham ndodhet në Bayahibe, një destinacion popullor për turistët ndërkombëtarë në bregdetin juglindor të Republikës Dominikane. Qendra e Operacioneve të Emergjencave të vendit tha se zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës dhe sepse një pjesë e çatisë së resortit ishte bërë prej kashte. Resorti tjetër i afërt i Viva ëyndham, Dominicus Palace, nuk u dëmtua nga zjarri dhe po funksiononte normalisht.