Kronike
Humbi në rrjedhën e ujit babanë dhe vëllain, reagon vajza: Zoti na…
Tragjedia goditi familjen Rushaj në Malësinë e Madhe, ditën e djeshme. Babë e bir, Pjetër e Jason Rushaj u morën nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.
Përroi në fjalë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur ka shtuar rrjedhën e për pasojë ka marrë para makinën me të cilën udhëtonte familja Rushaj.
Në këtë makinë ndodheshin Pjetër Rushaj, Jason Rushaj dhe vajza e familjes. Makina është marrë nga uji ndërsa e vetmja që mundi të shpëtonte ishte vajza.
Së fundmi një reagim për këtë humbje të madhe ka ardhur nga familja Rushaj, të cilët shprehen se varrimi do të bëhet ditën e nesërme në orën 14:00.
“ME HIDHERIM TE THELLE LAJMEROJME VDEKJEN E PARAKOHSHME TE BABES TON PJETER GJOK RUSHAJ DHE VELLAUN TON JASON PJETER RUSHAJ.
VARRIMI BAHET ME 22 NANOR, ORA 14:00 TEK VARREZAT KATOLIKE SHKODER.
PRITJA DHE RESPEKTI MORTOR BAHET TE QENDRA FUNERALE ORLANDO.” shkruan vajza.