Sport
KATAR 2022/ Fitore dramatike për Iranin
Dita e gjashtë e Botërorit ka nisur me fitoren e vyer të kombëtares së Iranit, që ka mposhtur 0-2 Uellsin edhe pse goli i parë erdhi vetëm në minutën e 99. Pasi britanikët kishin mbetur me 10 lojtarë, hera e parë në këtë Botëror që një kombëtare ndëshohet me të kuq, Cheshmi realizoi nga jashtë zone, duke sjellë një gëzim të madh jo vetëm në pankinë, por edhe në stadium.
Për pasojë i gjithë Uellsi u hodhë në sulm, ndërsa nga një gabim aziatikët përfituan dhe i dërguan shifrat në 2-0, duke vulosur edhe 3 pikët e para për këtë Botëror.
Kjo fitore, të paktën përkohësisht, e ngjit Iranin në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Anglia që në mbrëmje luan kundër SHBA-së. Për t’u theksuar se në këtë ndeshje, ndryshe nga humbja 6-2 kundër Anglisë, futbollistët e Iranit e kënduan himnin kombëtar.