Connect with us

Kronike

Eksploziv në një butik në Durrës

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndoshur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtunë në Durrës.

Eksplozivi është vënë në një biznes në lagjen numër 7 të qytetit, në rrugën “Aleksandër Goga”

Si rezultat i shpërthimit nga eksplozivi i vendosur në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases Jonida Karaboja, fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme material.

Ndërkohë Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të Durrësit disa persona, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, konflikteve të mundshme të pronares së biznesit për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Shpërthimet me eksploziv së fundmi janë kthyer në refrenin horror të përditshmërisë në Shqipëri ku pre e sulmeve të tilla nuk kanë qenë vetëm personat me precedentë penalë apo të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në të shkuarën e tyre.

Advertisement